LAJMI I FUNDIT:

Hailey Bieber tregon barkun e saj të tonifikuar në një takim kafeje me burrin e saj Justin

Hailey Bieber tregon barkun e saj të tonifikuar në një takim kafeje me burrin e saj Justin

Hailey Bieber tregoi fizikun e saj tepër të tonifikuar teksa doli për kafe me bashkëshortin e saj Justin në West Hollywood të shtunën pasdite.

Teksa e ekspozonte mesin e saj të hollë me një bluzë të bardhë Calvin Klein dhe pantallona të zeza të shkurtra, supermodelja, 26 vjeçe, ishte mishërimi i elegancës së viteve nëntëdhjetë.


Nga syzet e saj të vogla të zeza, të frymëzuara nga stili ‘vintage’, deri te flokët e saj të drejtë super të shndritshëm, të gjithë sytë ishin te bukuroshja, ndërsa ajo ecte me një palë taka të kuqe prej lëkure gjarpri, shkruan DailyMail.

Bashkëshorti i saj 29-vjeçar, i cili ka fituar një reputacion për një stil shumë të ndryshëm nga Hailey, kishte një kapele bejsbolli të kthyer prapa, një këmishë të zezë me përmasa të mëdha dhe gjerdan me dy shtresa.

Krijuesi i hitit “Baby” kompletoi dukjen e tij me një palë pantofla blu dhe një orë ari të trashë.

Themeluesja e markës “Rhode” së fundmi foli për “Sunday Times” në maj në lidhje me ndjenjat e saj për prindërimin.

Duke pranuar se donte fëmijë, bukuroshja brune pranoi sinqerisht se mendimi ishte njëkohësisht i frikshëm.

“Dua shumë të kem fëmijë, por kam frikë. Mjafton që njerëzit të thonë gjëra për burrin apo miqtë e mi. Nuk mund ta imagjinoj që të përballem me njerëz që thonë gjëra për një fëmijë” – ka rrëfyer modelja. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Kalo në kategori