Hailee Steinfeld dhe Josh Allen shkëlqejnë në tapetin e kuq mes planeve për dasmën

Hailee Steinfeld dhe i fejuari i saj, ylli i NFL Josh Allen, u shfaqën më të dashuruar se kurrë në festën pas premierës së filmit Sinners në New York.
Çifti u kap për dore teksa kaluan pranë fansave, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tyre elegante.
Hailee, 28 vjeç, mahniti me një fustan të kuq të ngushtë që theksonte elegancën dhe sharmin e saj klasik, shkruan DailyMail.
Flokët kaçurrela me stil të viteve të 40-ta dhe buzëkuqi i kuq i lehtë e kompletonin pamjen glamuroze.
Ndërkohë, Josh dukej elegant në një veshje të zezë të gjitha, me detaje të kuqe që përshtateshin me dukjen e saj.
Në thrillerin mbinatyror Sinners, Steinfeld luan Mary-n, një grua misterioze që përfshihet në një lidhje të ndaluar me njërin nga dy vëllezërit binjakë – të dy të luajtur nga Michael B. Jordan – në një qytet të vogël të viteve ’30 të përballur me vampirë. Ajo e cilëson këtë rol si më të guximshmin në karrierën e saj deri më tani.
Përveç projekteve filmike, Hailee dhe Josh janë të fokusuar edhe në planet për martesë.
Sipas burimeve, dasma pritet të zhvillohet gjatë verës përpara se të nisë sezoni i trajnimeve të futbollit.
“Hailee është shumë e emocionuar për organizimin. Ceremonia do të jetë intime, por e mrekullueshme”, tha një burim për US Weekly. /Telegrafi/






















































