LAJMI I FUNDIT:

Hagë, dëshmitari i shtatë intervistohet nga avokati i viktimave

Hagë, dëshmitari i shtatë intervistohet nga avokati i viktimave

Në Gjykatën Speciale po vazhdon të dëgjohet dëshmia e dëshmitarit të shtatë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS), në rastin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK).

Gjatë intervistimit nga mbrojtësi i viktimave, Simon Laws, dëshmitari me kodin W-01236 ka folur për periudhën e luftës kur ai pretendon se ishte ndaluar.


Ai ka deklaruar se ende i vuan pasojat e ngjarjeve të luftës, dhe sipas tij, ka marrë edhe trajtim psikologjik për dy vjet në Zvicër.

Laws: Burgosja apo ky ndalimi pati ndonjë efekt psikologjik për ju, çfarë pasojash pati për ty dhe si i përjeton ti në jetën tënde të përditshme, si i kalon këto gjëra?

Dëshmitari: Shumë keq i kam përjetuar, i kam hala mendime të freskëta nuk më hiqen kurrë, më keq, më tmerr nuk ka.

Laws: Për shkak të këtyre vështirësive të është dashur të takosh ndonjë profesionist?

Dëshmitari: Po

Laws: A të kujtohet kur ka ndodhur, kur ke marr ndihmë mjekësore nga një profesionistë për problemet psikologjike?

Dëshmitari: Kam dalë jashtë shtetit, kam mjekime vazhdimisht.

Laws: A ke takuar ndonjë psikolog, të kujtohet kur ka ndodhur?

Dëshmitari: Në Zvicër atje një dy vite kam shkuar vazhdimisht te psikologu por kujtimet nuk më hiqen i kam vazhdimisht.

Dëshmitari i mbrojtur ndër të tjera ka thënë se me 28 dhe 29 janar të vitit 2020 kishte dhënë deklaratë për ZPS-në.

Intervistimi nga prokurori Nathan Quick është bërë në seancë të mbyllur meqë sipas ZPS-së pyetjet lidheshin me një incident të veçantë përmes së cilit mund të identifikohet dëshmitari.

Ndërsa gjatë paradites ka përfunduar dëshmia e dëshmitarit të gjashtë, i cili sikur pesë të tjerë që dëshmuan në këtë çështje, kishte masa mbrojtëse.

Ish-krerët e UÇK-së, për të cilët prokuroria pretendon se kanë kryer krime lufte, po gjykohen pas një procedure paraprake që ka zgjatur më shumë se dy vjet.

Gjatë krejt kësaj kohe, ish-presidenti Thaçi, ish-kryeparlamentarët Krasniqi dhe Veseli, si dhe ish-deputeti Selimi, po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, ndërsa në paraqitjet e tyre para gjykatës ata janë deklaruar të pafajshëm./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci flet për pjesëtarin e FSK-së, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt: Ai është pezulluar nga detyra

Maqedonci flet për pjesëtarin e FSK-së, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt: Ai është pezulluar nga detyra

Lajme
Jo vetëm Radoiçiqi me 11 shokë, por edhe 20 serbë në listën e kuqe të fletarrestimeve të INTERPOL-it

Jo vetëm Radoiçiqi me 11 shokë, por edhe 20 serbë në listën e kuqe të fletarrestimeve të INTERPOL-it

Drejtësi
Arbnora Idrizi sërish në librin e Guiness, këtë herë me mozaikun e flamurit

Arbnora Idrizi sërish në librin e Guiness, këtë herë me mozaikun e flamurit

Lajme
Kurti u drejtohet me videomesazh serbëve të Kosovës për vizat, targat dhe aplikimin në KiE

Kurti u drejtohet me videomesazh serbëve të Kosovës për vizat, targat dhe aplikimin në KiE

Lajme
Uran Ismaili: Vetëm PDK e rrëzon Albin Kurtin nga pushteti

Uran Ismaili: Vetëm PDK e rrëzon Albin Kurtin nga pushteti

Politikë
Nëna e Vanjës: Nuk mund ta besoj se ajo është në varr, tashmë më ka mbetur të kujdesem vetëm për vajzën tjetër

Nëna e Vanjës: Nuk mund ta besoj se ajo është në varr, tashmë më ka mbetur të kujdesem vetëm për vajzën tjetër

Lajme
Kalo në kategori