LAJMI I FUNDIT:

Hadergjonaj në Superligën e Turqisë, por jo te Fenerbahce

Hadergjonaj në Superligën e Turqisë, por jo te Fenerbahce
Florent Hadergjonaj. (Foto: Dan Istitene/Getty Images)

Mbrojtësi i Huddersfield, Florent Hadergjonaj është gati të bashkohet me klubin turk Kasimpasa në huazim deri në fund të sezonit.

Football Insider shkruan se mbrojtësi që luan në të dy krahët ka marr dritën e gjelbër nga menaxheri Danny Cowley për një largim të përkohshëm.


Gjithmonë sipas këtij mediumi një numër i madh klubesh kanë pasur interes për 25-vjeçarin, por që klubi turk ka lëvizur shpejt për të rënë dakord me Huddersfield dhe lojtarin.

Lojtari i Kosovës ka bërë 22 paraqitje në të gjitha garat për Huddersfield deri më tani këtë sezon. Sidoqoftë, menaxheri Cowley po kërkon të ulur faturën e pagave në klub.

Hadërgjonaj kishte kaluar në Ligën Premier nga Ingolstadt në vitin 2017.

Ish-mbrojtësi i Young Boys ka bërë mbi 70 paraqitje në të gjitha garat, 47 prej të cilave në Ligën Premier.

Kasimpasa është duke luftuar për mbetje në Superligën Turke, pasi janë në vendin e 16-të.  /Telegrafi/