LAJMI I FUNDIT:

Haaland: Thashë se ishte koha të them diçka për të ardhmen time, por tani për tani nuk dua të flas

Haaland: Thashë se ishte koha të them diçka për të ardhmen time, por tani për tani nuk dua të flas

Erling Haaland është i prirur të largohet nga kritikat e tij ndaj Borussia Dortmundit pasi ai pretendoi se klubi po i bënte presion që të merrte një vendim për të ardhmen e tij.

Edhe pse Haaland ka një kontratë për të qëndruar në Dortmund deri në qershor të vitit 2024, ai ka një klauzolë lirimi e cila hyn në fuqi këtë verë.

Në fillim të këtij muaji Haaland zbuloi se klubi ka filluar ta pyesë se kur do të marrë një vendim nëse dëshiron të qëndrojë në Signal Iduna Park apo të kërkojë sfida të reja.

Si planifikon Barcelona të mbledhë 100 milionë euro për të siguruar transferimin e Haaland
Lexo po ashtu Si planifikon Barcelona të mbledhë 100 milionë euro për të siguruar transferimin e Haaland

“Nuk dua të them shumë për këtë, por ndjeva se ishte koha që unë të them diçka”, ka thënë fillimisht Haaland për Sky Sports.

“Shumë të tjerë po flisnin – kështu që ishte koha të flas edhe unë. Tani, nuk dua të them shumë. Thashë atë që thashë, dhe tani vazhdojmë”.

Klubet më të mëdha të Evropës janë të gjitha në radhë për të nënshkruar me Haaland dhe komentet e sulmuesit nga mesi i janarit sugjeruan se mund të ketë lajme në të ardhmen e afërt.

Haaland flet publikisht se si Dortmundi po i bën presion për të ardhmen: Dua vetëm të luaj futboll
Lexo po ashtu Haaland flet publikisht se si Dortmundi po i bën presion për të ardhmen: Dua vetëm të luaj futboll

“Klubi më ka bërë presion që të marr një vendim tani për të ardhmen time. Pra kjo do të thotë se duhet të marr një vendim së shpejti”.

“Unë kam thënë që në fillim se dua të fokusohem në futboll, sepse atëherë jam në më të mirën time, jo kur gjërat e tjera më vijnë në mendje”, kishte thënë Haaland për Viaplay. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori