LAJMI I FUNDIT:

Gvardiol pasi u kap me cigare në dorë: Mund të jetë joprofesionale, por nuk pendohem

Gvardiol pasi u kap me cigare në dorë: Mund të jetë joprofesionale, por nuk pendohem

Josko Gvardiol është pranë largimit nga RB Leipzig, pas një viti fantastik dhe paraqitjeve të shkëlqyera në Kampionatin Botëror me Kroacinë.

Por pasi e fituan medaljen e bronztë me Kroacinë, futbollistët kroatë e kishin tepruar me pijen në klube të natës në Zagreb.


Qendërmbrojtësit kroat Josko Gvardiol i kishin dalë në publik disa foto duke pirë cigare dhe me tu rikthyer në Gjermani ai ka folur për këtë temë.

Megjithatë 20-vjeçari ka thënë se nuk pendohet që ka tymosur cigare pasi ishte festë pas një suksesi të madh që kishte arritur.

“Nuk kam për çfarë të pendohem. Ne fituam medaljen e brzontë. Mund të jetë joprofesionale, por në atë moment të gjithë ishim të lumtur”.

“Ishim jashtë. Pse jo? E di kur të vij në klub që për gjashtë muajt e ardhshëm do të përqendrohem për klubin sa më shumë që të jetë e mundur”, deklaroi qendërmbrojtësi kroat.

Por duket se kroati mund të largohet edhe në janar nga Leipzig, pasi ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë.

Chelsea, Real Madrid, Man City, Man Utd e Bayern Munich janë top klubet evropiane që janë vënë pas kroatit, por Leipzig kërkon 120 milionë euro për shitjen e Gvardiol. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori