LAJMI I FUNDIT:

Guvernatori meksikan befason me deklaratën e tij: Të varfrit kanë imunitet, nuk preken nga coronavirusi

Guvernatori meksikan befason me deklaratën e tij: Të varfrit kanë imunitet, nuk preken nga coronavirusi

Guvernatori i shtetit qendror meksikan të Puebla u tha gazetarëve të mërkurën se njerëzit e varfër “janë imunë” nga coronavirusi.

Gjatë fjalëve të tij, të cilat u transmetuan drejtpërdrejt në YouTube dhe Facebook, Guvernatori Luis Miguel Barbosa shtroi një pyetje, duke pyetur gazetarët se cilët njerëz ishin të infektuar në këtë moment.


“Shumica janë njerëz të pasur, ju e dini”, tha ai, duke iu përgjigjur pyetjes së tij. “Nëse jeni i pasur jeni në rrezik, por nëse jeni i varfër, jo, mirë ne të varfrit, ne jemi imunë”.

Gjithsesi, siç shkruan CNN, përcjell Telegrafi, nuk ka prova shkencore për të sugjeruar që virusi ndikon në njerëz ndryshe për shkak të statusit ekonomik.

Vërejtjet e tij ngjallën një zemërim në mediat sociale, me shumë pikëpyetje pse një zyrtar qeveritar do të përhapte informacione që nuk kanë asnjë bazë.

Barbosa vuri në dukje se shumë prej atyre që kontraktuan virusin kishin udhëtuar kohët e fundit, duke sugjeruar një lidhje midis pasurisë dhe udhëtimit.

Ndryshe nga 475 raste të konfirmuara të Meksikës deri më tani, rreth 75 për qind ishin të lidhura me udhëtimet ndërkombëtare sipas statistikave federale të shëndetit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Botë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Kalo në kategori