LAJMI I FUNDIT:

Gugash Magani paralajmëron largimin nga Trepça ‘89

Gugash Magani paralajmëron largimin nga Trepça ‘89

Trepça ’89 edhe pse me një lojtar më shumë, nuk arriti marrë pikë ndaj Ballkanit, ndaj kjo ka bërë që trajneri Gugash Magani, ta shikojë pozicion e tij.

Trepça ’89 ka vetëm gjashtë pikë në gjashtë javë dhe gjendet në pozita aspak të lehta.


“Ky është një rezultat i papranueshëm për ne. Kishim një lojtar më shumë në fushë dhe ata krijuan raste më shumë se ne”.

“Mendoj se lamë dy pikë që na largojnë nga objektivat. Nuk jam aspak i kënaqur pasi skuadra nuk u përgjigj në fushë”.

“Kur ka diçka që nuk shkon, trajneri merr përgjegjësitë, do të flas me presidentin”.

“Kam pasur besim te vetja, dhe kam ende, mirëpo vjen një moment që diçka nuk shkon më”, ka thënë Magani.

Trepça ’89 gjendet në kuotën e 6 pikëve në po kaq  javë kampionat. /Telegrafi/