LAJMI I FUNDIT:

Guardiolan e tradhtuan lotët në triumfin e FA Cup

Guardiolan e tradhtuan lotët në triumfin e FA Cup

Pep Guardiola dhe Ilkay Gundogan u përpoqën të mbanin lotët pas triumfit të tyre në FA Cup.

Reklama

Manchester City ia doli të mposhte rivalin lokal Manchester United me një fitore 2-1 të mjaftueshme për të siguruar trofeun në stadiumin Wembley.

Ndërsa City dominoi për periudha të gjata, skuadra e Erik ten Hag i vështirësoi gjërat skuadrës së Guardiolës, duke i treguar se nuk do ta kishin të lehtë.

Veprimi i shëmtuar i tifozit të Manchester United në finalen e FA Cup që tallte tragjedinë e Hillsborough
Lexo po ashtu Veprimi i shëmtuar i tifozit të Manchester United në finalen e FA Cup që tallte tragjedinë e Hillsborough

Për Gundogan, ishte një pasdite për t’u kujtuar pasi dy golat e tij vendosën ndeshjen.

Reprezentuesi gjerman është gjithashtu potencialisht në fund të karrierës së tij në City me një kontratë që skadon në fund të muajit.

Spekulimet kanë sugjeruar se ai mund të transferohet te Barcelona, ​​që do të thotë se ai po i shijon ditët e fundit të skuadra angleze.

Për Guardiolën, ai tani është vetëm një ndeshje larg krijimit të historisë me klubin.

City tani ka fituar Ligën Premier dhe FA Cup këtë sezon, me vetëm finalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit të mbetur për të luftuar.

Një fitore në Stamboll do t’i siguronte një tripletë të rëndësishme skuadrës së Guardiolës, duke e bërë atë trajnerin e parë të Ligës Premier që e arrin atë që nga Sir Alex Ferguson në vitin 1999. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Para nëntë muajsh fitoi Kupën e Botës, dhe tani po i jep fund karrierës - çfarë po ndodh me Papu Gomez?

Para nëntë muajsh fitoi Kupën e Botës, dhe tani po i jep fund karrierës - çfarë po ndodh me Papu Gomez?

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 3-1 Real Madrid, zhgënjen Vazquez

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 3-1 Real Madrid, zhgënjen Vazquez

La Liga
Harry Kane zbulon idhullin e tij të fëmijërisë që luante te Barcelona, nuk është ai që do të prisnit

Harry Kane zbulon idhullin e tij të fëmijërisë që luante te Barcelona, nuk është ai që do të prisnit

Ndërkombëtare
Pochettino u dërgon mesazh pronarëve të Chelseat pas disfatës nga Aston Villa

Pochettino u dërgon mesazh pronarëve të Chelseat pas disfatës nga Aston Villa

Premier League
Humbja ndaj Newcastle shënon rekord të zi për Sheffieldin

Humbja ndaj Newcastle shënon rekord të zi për Sheffieldin

Premier League
Spektakël me katër gola në Metropolitano: Atletico ia shkakton humbjen e parë Real Madridit për këtë sezon

Spektakël me katër gola në Metropolitano: Atletico ia shkakton humbjen e parë Real Madridit për këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori