LAJMI I FUNDIT:

Veprimi i shëmtuar i tifozit të Manchester United në finalen e FA Cup që tallte tragjedinë e Hillsborough

Veprimi i shëmtuar i tifozit të Manchester United në finalen e FA Cup që tallte tragjedinë e Hillsborough

Një tifoz i Manchester United është arrestuar në Wembley pasi kishte veshur një fanellë që tallte tragjedinë e Hillsborough e cila rezultoi në vdekjen e 97 tifozëve të Liverpoolit.

Reklama

Tifozi u fotografua i veshur me fanellën në finalen e FA Cup, ku United u përball me rivalët lokalë Manchester City. Mbështetësi ka përshtatur fanellën e Unitedit si mysafir për të shfaqur numrin 97, një referencë e dukshme për Hillsborough dhe fjalët “Jo mjaftueshëm”.

Një imazh i tifozit të veshur me fanellë u shpërnda në rrjetet sociale nga një mbështetës i Liverpoolit. Policia Metropolitane konfirmoi: “Ne jemi të vetëdijshëm për këtë dhe kemi punuar në mënyrë proaktive me zyrtarët në Wembley për të identifikuar individin”.

Man City një hap më afër tripletës: Triumfon në finale të FA Cup përballë Man United
Lexo po ashtu Man City një hap më afër tripletës: Triumfon në finale të FA Cup përballë Man United

“Ai është arrestuar nën dyshimin për shkelje të rendit publik dhe është dërguar në mbajtje”.

Tifozët e futbollit vunë re fanellën e neveritshme në mediat sociale me postimin e Hillsborough Survivors Support Alliance (HSA): “Kushdo që mendon se kjo është sjellje e pranueshme duhet të vijë dhe të flasë me ne dhe familjet e ‘97-ës”.

Dhe tifozët e tjerë gjithashtu ishin të indinjuar nga fanella, me njërin që shkruante: “Si u lejua që të printohej në dyqan”, një tjetër shtoi: “Megjithatë jo aq i guximshëm për të treguar fytyrën”.

United humbi në finale 2-1, me kapitenin e Cityt, Ilkay Gundogan që ishte ylli i ndeshjes me dy golat e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kryetari i Gjilanit poston foto të një stadiumi modern dhe ironizon me projektin e Suharekës për stadiumin e ri

Kryetari i Gjilanit poston foto të një stadiumi modern dhe ironizon me projektin e Suharekës për stadiumin e ri

Kosovë
Messi tregon keqardhjen që kishte te PSG pasi fitoi Kupën e Botës: Isha i vetmi lojtar i Argjentinës që nuk u nderua në klubin e tij

Messi tregon keqardhjen që kishte te PSG pasi fitoi Kupën e Botës: Isha i vetmi lojtar i Argjentinës që nuk u nderua në klubin e tij

Përfaqësueset
Messi shpjegon pse vendosi të bëjë tatuazhin e Barcelonës në këmbën e tij pasi iu bashkua PSG-së

Messi shpjegon pse vendosi të bëjë tatuazhin e Barcelonës në këmbën e tij pasi iu bashkua PSG-së

La Liga
Ky është futbollisti që mashtroi më së shumti në këtë afat kalimtar: Ai ndërroi katër klube në 29 ditë

Ky është futbollisti që mashtroi më së shumti në këtë afat kalimtar: Ai ndërroi katër klube në 29 ditë

Ligat tjera
Ernest Muçi spektakolar ndaj Aston Villas me dy gola – shpallet lojtar i ndeshjes

Ernest Muçi spektakolar ndaj Aston Villas me dy gola – shpallet lojtar i ndeshjes

Ligat tjera
Notat e lojtarëve, Viktoria Plzen 1-0 Ballkani: Zyba e Kuç me vlerësimin më të lartë

Notat e lojtarëve, Viktoria Plzen 1-0 Ballkani: Zyba e Kuç me vlerësimin më të lartë

Ligat tjera
Kalo në kategori