Manchester City nuk ka të ndalur në kampionatin elitar anglez të Ligës Premier.

Citizens këtë sezon nën drejtimin e Pep Guardiolës ka arkëtuar 52 pikë nga 54 të mundshmet.


Kjo ka bërë që shumë herët të konsiderohet edhe si kampion i ri duke parë se aktualisht janë 14 pikë para vendit të dytë Manchester United.

guiarr

Mbrëmë, City triumfoi me rezultat të lartë 4-1 ndaj Tottenham Hotspurs, gjersa trajneri spanjoll ka zbuluar tërthorazi edhe sekretin e skuadrës.

“Gjëja që admiroj më tepër te lojtarët e mi është mënyra se si vrapojmë pa top. Jemi duke kaluar një periudhë të mirë, por pas tre ditësh kemi një tjetër ndeshje”, ka pohuar 46-vjeçari.

City tashmë po thyen rekorde të njëpasnjëshme, ku ditë më parë ka kaluar rekordin e viti 2002 të Arsenalit me 11 fitore rresht.

Ndryshe, City gjendet edhe në fazën e eliminimeve të Ligës së Kampionëve, ku do të takohet me Baselin e shqiptarit, Taulant Xhaka. /Telegrafi/

telegrafi sport app