LAJMI I FUNDIT:

Guardiola shpjegon arsyen e përplasjes verbale me Agueron

Guardiola shpjegon arsyen e përplasjes verbale me Agueron

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka pasur një diskutim të nxehtë me Sergio Agueron pas zëvendësimit të argjentinasit në barazimin 2-2 kundër Tottenham Hotspur.

Dyshja u panë duke bërë një përplasje verbale pasi sulmuesi argjentinas nuk e priti mirë largimin nga Guardiola në minutën e 65-të.


Në vend të Agueros, Guardiola inkuadroi Gabriel Jesusin, i cili shënoi një gol në shtesë, por që u anulua pas rishikimit të VAR-it.

Përplasje verbale mes Agueros dhe Guardiolas në momentin e zëvendësimit të argjentinasit
Lexo po ashtu Përplasje verbale mes Agueros dhe Guardiolas në momentin e zëvendësimit të argjentinasit

Pas këtij zëvendësimi, golashënuesi më i mirë në histori të Cityt dukej i frustruar dhe i bëri të njohura ndjenjat e tij ndaj Guardiolës, i cili nga ana tjetër ia ktheu njëjtë.

Megjithatë, trajneri i Cityt e ka shpjeguar situatën e sikletshme me Agueron duke e cilësuar si keqkuptim.

“Ishte një keqkuptim. Sergio ishte i mërzitur sepse mendoi se e fajësova për barazimin e tyre të dytë”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Emocionet ishin të larta. Ne luajtëm vërtet mirë, kontrolluam lojën majtas dhe djathtas dhe krijuam shanse kundër një skuadre të mirë, por duhet të jemi më klinikë”.

Megjithatë, hidhërimi ndërmjet Agueros dhe Guardiolas zgjati shkurt
Lexo po ashtu Megjithatë, hidhërimi ndërmjet Agueros dhe Guardiolas zgjati shkurt

“Tottenham krijoi dy shanse dhe asgjë tjetër, por fatkeqësisht për ne ata i shënuan të dy”.

“Presioni dhe kontrolli ynë ishte fantastik, por ne nuk mundëm ta fitonim ndeshjen. Njerëzit do të thonë se duhet të bëjmë më mirë, por unë nuk e di si mundemi më mirë”, përfundoi katalunasi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Serie A
Kalo në kategori