Pep Guardiola ka folur pas fitores së skuadrës së tij ndaj Sunderlandit.

Manchester City fitoi me lehtësi përball Sunderlandit në ndeshjen e luajtur në udhëtim dhe e vlefshme për Ligën Premier.


‘Qytetarët’ fituan falë golave të Sergio Agueros dhe Leroy Sanes, për të cilët Guardiola ka vetëm lëvdata pas ndeshjes, teksa thekson se skuadra e tij nuk jam ekip që mundohet të mbroj rezultatin.

"Nuk më pëlqen të mbrojmë rezultatin dhe të qëndrojmë në gjysmën e fushës sonë”, ka thënë fillimisht Guardiola pas ndeshjes.

“Mënyra më e mirë për të mbrojtur një rezultat edhe të qarkulloni topin”, transmeton Telegrafi.

“Aguero? Sergio dhe unë kemi një marrëdhënie të jashtëzakonshme. Golat e tij janë shumë të rëndësishme për ne. Ai ishte i shkëlqyer [kundër Sunderlandit]”.

“Sane? Çdo ditë po bën më mirë. Ai është shumë i mençur dhe djalë inteligjent”, përfundoi trajneri spanjoll.

Ndryshe, City renditet në vendin e tretë në Ligën Premier me 55 pikë apo tetë më pak se lideri i kampionatit, Chelsea. /Telegrafi/

telegrafi sport app