LAJMI I FUNDIT:

Aguero i fokusuar te City, nuk dëgjon për zërat nga Madridi

Aguero i fokusuar te City, nuk dëgjon për zërat nga Madridi

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero është i përqendruar të përfundoj këtë sezon dhe jo duke u fokusuar në spekulimet që lidhin atë me Real Madridin.

Sipas gazetave, Marca dhe Mundo Deportivo, Zinedine Zidane është i etur për të përforcuar opsionet e tyre në sulm këtë verë, ndërsa The Sun raporton se ardhja e Gabriel Jesusit në ‘Etihad’ po shtyn sulmuesin argjentinas të largohet.

Megjithatë, Aguero i ka mohuar këto zëra duke thënë se ai është i fokusuar te Manchester City dhe jo te thashethemet që e lidhin atë me ‘Mbretërit’.

Tetë galaktikët e Perezit, disa u blenë e disa jo - Mësoni historitë më interesante të presidentit me blerjet e lojtarëve (Foto)
Lexo po ashtu Tetë galaktikët e Perezit, disa u blenë e disa jo - Mësoni historitë më interesante të presidentit me blerjet e lojtarëve (Foto)

“Unë nuk jam duke menduar për Madridin ose [klube] tjera”, ka thënë fillimisht Aguero për Radio Onda Cero, transmeton Telegrafi.

“Fokusi im i vetëm është në të luajturit. Unë kam edhe tre muaj të mbetura për të dhënë më të mirën”, shtoi argjentinasi.

“Nuk dua të mendoj për të ardhmen time. Synimi im është që të mbeten, por ne do të shohim se çfarë ndodh në qershor. Shpresoj se ne mund të fitojmë një titull që është gjëja më e rëndësishme”.

Guardiola e ka në plane Agueron
Lexo po ashtu Guardiola e ka në plane Agueron

“Një gjë tjetër është ajo që thotë klubi dhe një tjetër gjë ajo që klubi më thotë mua”.

“Klubi mund të thotë atë që dëshiron, por në qershor do të duhet të takohen me mua”, përfundoi ish-sulmuesi i Atletico Madrdit.

Ndryshe, Aguero deri më tani këtë sezon ka arritur të shënoj 11 gola në Ligën Premier, edhe pse nuk ka qenë gjithmonë titullar. /Telegrafi/