LAJMI I FUNDIT:

Guardiola: Nuk e binda unë Agueron të nënshkruajë kontratën e re

Guardiola: Nuk e binda unë Agueron të nënshkruajë kontratën e re

Pep Guardiola ka thënë se nuk ka e ka bindur  Sergio Aguero për të nënshkruar një kontratë të re në Manchester City.

Aguero nënshkroi një marrëveshje të re me klubin nga Etihad deri më 2021, ku do t’i bënte dhjetë vite me këtë klub.


“Unë nuk e kam bindur atë, ai vendosi për vete”.

“Faleminderit aq shumë [atij] për këtë. Ai është një nga lojtarët që tregon angazhimin e tij në klub çdo ditë”, deklaroi trajneri.

Guardiola refuzoi t’i kritikojë lojtarët e tij për performancën e tyre në Ligën e Kampionëve.

Ata humbwn nga Lyoni me rezultat 2-1.

“Lojtarët nuk duhet të kërkojnë falje. Ata vrapuan, luftuan, u përpoqën të ktheheshin”, deklaroi trajneri. /Telegrafi/