Pep Guardiola njoftoi të dielën se do të largohej nga Manchester City në fund të sezonit dhe menjëherë lindi pyetja se ku do ta vazhdonte karrierën e tij trajneri spanjoll.

Këtë mëngjes, përpara konfirmimit zyrtar të Guardiolës se ai po largohet nga klubi, gazeta spanjolle Sport solli informacion ekskluziv se drejtuesit e Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite kontaktuan Pepin dhe i ofruan atij të bëhej trajneri i tyre pas përfundimit të Kupës së Botës.


Sipas gazetës Sport, sauditët ishin të gatshëm t’i jepnin Guardiolës deri në 90 milionë euro në sezon, duke përfshirë pagën dhe bonuset.

Megjithatë, Guardiola i falënderoi sauditët për ofertën sepse dëshiron të pushojë dhe të jetë jashtë fushës.

Prandaj, ai pranoi ofertën e Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan për të mbetur punonjës i tij.

Sheikh Mansour është pronari i kompanisë City Football Group, nën ombrellën e së cilës janë Manchester City, Melbourne City, New York City FC, Montevideo City Torque, Troyes, Lommel, Girona, Shenzhen Peng City, Yokohama F. Marinos, Palermo dhe Bahia.

Në të ardhmen, Pep do të kryejë rolin e ambasadorit global të City Football Group, që do të përfshijë ofrimin e këshillave teknike për klubet në grup, duke punuar në projekte dhe bashkëpunime specifike. /Telegrafi/

telegrafi sport app