LAJMI I FUNDIT:

Guardiola i lumtur me barazimin ndaj Atalantas, flet edhe për frikën që kishte kur Walker hyri në portë

Guardiola i lumtur me barazimin ndaj Atalantas, flet edhe për frikën që kishte kur Walker hyri në portë
Kyle Walker - Pep Guardiola (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Pep Guardiola pranoi frikën e vendosur pas kartonit të kuq të Claudio Bravos dhe sipas tij katër pikë nga dy ndeshjet kundër Atalanta është një rezultat i mrekullueshëm për Manchester Cityn.

Raheem Sterling shënoi herët në San Siro dhe Gabriel Jesus humbi një penallti, por vendasit dominuan në pjesën e dytë duke shënuar me Mario Pasalic dhe nuk ishin në gjendje të përfitonin më shumë pas largimit me të kuq të Bravos.


Ederson u largua i dëmtuar dhe kjo do të thoshte se nuk kishte portierë të tjerë në dispozicion, kështu që Kyle Walker u detyrua t’i marrë dorezat.

Dy gola të shënuar, Kyle Walker u fut në portë - Atalanta dhe City ndajnë pikët në ndeshjen dramatike
Lexo po ashtu Dy gola të shënuar, Kyle Walker u fut në portë - Atalanta dhe City ndajnë pikët në ndeshjen dramatike

“Është hera ime e parë me tre portierë në një ndeshje”, ka thënë fillimisht Guardiola për Sky Sport Italia.

“Frika filloi kur erdhi kartoni i kuq, pasi kishim shumë lojtarë sulmues në lojë, kështu që ju keni frikë nga më e keqja. Ilicic ishte shumë i zgjuar, duke detyruar Bravon të ndërhyj në të”.

Walker duke u bërë gati për të hyr në portë (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Është një faull i lojtarit të fundit, ka kontakt, kështu që është një karton i kuq, nuk ka dyshime për të. Në atë moment, unë duhej të vendosja se kush do të shkonte në gol”.

“E di se Atalanta janë shumë agresive dhe kemi bërë pak gabime, por kemi paguar për to. Italianët e dinë se çfarë janë të aftë të bëjnë Atalanta, kështu që me të vërtetë jam i lumtur që arritëm të pranojmë vetëm një goditje në shënjestër pasi Walker hyri në gol. Ky është një rezultat me të vërtetë i mirë për ne”.

Atalanta 1-1 Manchester City, notat e lojtarëve
Lexo po ashtu Atalanta 1-1 Manchester City, notat e lojtarëve

“Ne duhet ta kishim dyfishuar epërsinë tonë para pauzës, por nuk ndodhi. Ndonjëherë është më mirë të mos fitosh ndeshje. Ne nuk e nënvlerësojmë askënd, thjesht shikojmë rezultatet që pamë dje”.

“Sigurisht që nuk do ta nënvlerësoja kurrë Atalantën. Të gjithë italianët e dinë se marrja e katër pikëve nga dy ndeshje kundër Atalantas është një rezultat i mrekullueshëm për ne”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori