Manchester City do të luajë kundër Chelseat të shtunën, ndërsa Pep Guardiola vlerësoi trajnerin e Bluve, Thomas Tuchel, duke thënë se ai është një nga trajnerët e paktë nga të cilët mëson gjëra të reja.

Guardiola u shfaq para mediave për herë të parë që kur u prek me COVID-19 para fitores së tyre në FA Cup jashtë me Swindon Town.

“Ai është shumë kreativ. Një nga trajnerët e paktë nga të cilët mësoj vazhdimisht për t’u zhvilluar si një trajner më i mirë”.

“[Ai është] i shkëlqyer në të gjitha departamentet. Më pëlqeu që kur ishte në Mainz. Më pëlqen të shikoj skuadrat e tij dhe mënyrën se si luan dhe qasjen. Ai e bën futbollin botëror më të mirë”.

“Kur gjen një trajner që dëshiron të jetë gjithmonë pozitiv në mënyrën se si luan, është mirë”, ka deklaruar Guardiola. /Telegrafi/