LAJMI I FUNDIT:

Guardiola e lavdëron lojën e Napolit, flet edhe për progresin e Sterling

Guardiola e lavdëron lojën e Napolit, flet edhe për progresin e Sterling

Pep Guardiola është ndarë i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Napolit.

Manchester City arriti të fitojë me rezultat 2-1, duke bërë një hap të madh drejt kualifikimit.


“Napoli është skuadër fantastike. Ne kemi pritur një ndeshje të tillë të fortë”.

“Ne sot e mposhtëm një skuadër të pabesueshme, të cilët na detyruan të kishim një paraqitje shumë të mirë për të fituar”, ka thënë Gurdiola për Napolin.

Notat e lojtarëve: Manchester City 2-1 Napoli - Sterling dhe Ederson shkëlqejnë
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Manchester City 2-1 Napoli - Sterling dhe Ederson shkëlqejnë

Ai kishte edhe disa fjalë për lojtarin e tij më në formë, Raheem Sterling.

“Nuk e di se sa gola se do t’i shënojë Steling. Dua që ai të bëhet më i mirë e më i mirë, në çdo ndeshje”, ka përfunduar Guardiola.

Manchester City ndeshjen e radhës e luan ndaj Napolit si mysafirë. /Telegrafi/