LAJMI I FUNDIT:

Grupi Anonymous Sudan hakoi X-in, me dhjetëra mijëra përdorues të prekur – kanë një kërkesë për Elon Muskun

Grupi Anonymous Sudan hakoi X-in, me dhjetëra mijëra përdorues të prekur – kanë një kërkesë për Elon Muskun

Një grup hakerash i quajtur Anonymous Sudan rrëzoi nga sistemi rrjetin social X i njohur më parë si Twitter në një mori vendesh të martën në mëngjes në një përpjekje për t’i bërë presion shefit të kompanisë Elon Musk për të lansuar shërbimin e internetit satelitor Starlink në vendin e tyre.

X ishte jashtë funksionit për më shumë se dy orë, ku mijëra përdorues ishin të prekur, transmeton Telegrafi.


“Bëni që mesazhi ynë të arrijë tek Elon Musk: Aktivizoni Starlinkun në Sudan”, kanë postuar hakerat në Telegram.

Me javë të tëra, BBC foli në Telegram me hakerat për metodat dhe motivet e tyre.

Një anëtar i grupit, i cili e quan veten Crush, i tha BBC-s se në sulmin e së martës dërguan një sasi të madhe të dhënave tek serverët në përpjekje për t’i rrëzuar – të njëjtat teknika hakerimi të hapura dhe relativisht jo të sofistikuara për të cilat banda njihet.

Në uebfaqen Downdetector u regjistruan 20 mijë raporte ndërprerjesh nga përdoruesit në SHBA dhe Mbretëri të Bashkuar, derisa numri i të prekurve mund të ketë qenë më i lartë.

Një tjetër anëtar i grupit të hakerëve – Hofa – tha se i ashtuquajturi sulmi DDoS (Distributed Denial of Service) kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për luftën civile në Sudan, e cila “po e bën internetin shumë të keq dhe bie mjaft shpesh për ne”.

X ende nuk ka folur lidhur me sulmet e fundit dhe Musk nuk i është përgjigjur pyetjeve për të lansuar shërbimin e tij të internetit satelitor në Sudan. /Telegrafi/