LAJMI I FUNDIT:

Grumbullohet Kosova U-19 në hendboll në konkurrencën e femrave

Grumbullohet Kosova U-19 në hendboll në konkurrencën e femrave
(Foto: kosovahandball.info)

Në ditët e fundit të dhjetorit do të grumbullohen hendbollistet e Kosovës U-19. Ky do të jetë grumbullimi i dytë në kuadër të përgatitjeve dhe përzgjedhjes së ekipit për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

Trajneri Granit Sahiti ka përfshirë në listë 21 lojtare. Ato prej 26 deri më 30 dhjetor do të kenë program të ngjeshur me stërvitje. Grumbullimi mbahet në Ferizaj.

Shumica e lojtareve janë të klubeve të vendit, ndërsa thuajse të gjitha tashmë janë pjesë e skuadrave seniore dhe luajnë në Superligë. Një lojtare vjen në grumbullim nga Suedia.

Kosova U-19 ka pasur një grumbullim shumë të suksesshëm muaj më parë, ndërsa avancimi pritet të jetë evident edhe pas grumbullimit të dytë.

Në javën e fundit të dhjetorit grumbullohet edhe skuadra U-17 e Kosovës në hendboll.

Lista e lojtareve

Nr Emri mbiemri                 Klubi
1 Selvije Mullakadriu KHF Vëllaznimi
2 Marisa Berisha KHF Shqiponja
3 Blenarda Bytyqi KHF Istogu
4 Elma Hoda KHF Shqiponja
5 Fatime Basholli KHF Samadrexha
6 Flaka Hoti KHF Ferizaj
7 Mirjeta Dinolli KHF Ferizaj
8 Arlinda Maloku KHF Samadrexha
9 Elsa Dana KHF Vëllaznimi
10 Ermira Berisha KHF Prishitina
11 Klea Ajvazi KHF Prishtina
12 Sumea Sadiku KHF Ferizaj
13 Erëza Tafilaj KHF Dukagjini
14 Elsa Kongjeli KHF Ferizaj
15 Ariona Dushica ASK-SWEDEN
16 Agnesa Hysa KHF Vushtrria
17 Alba Bardhi KHF Vëllaznimi
18 Elena  Bytyqi KHF Ferizaj
19 Elona Hyseni KHF Prishtina
20 Eliona Brahimaj KHF Istogu
21 Eliona Maksuti KHF Kastrioti

Stafi teknik

Granit Sahit Kryetrajner
Fatmire Basholli Trjanere
Kujtim Rizani Fizioterapeut

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori