LAJMI I FUNDIT:

Gruevski ka dorëzuar dorëheqjen nga posti i deputetit përmes aktit noterial

Gruevski ka dorëzuar dorëheqjen nga posti i deputetit përmes aktit noterial

Dorëheqjen e paralajmëruar nga pozita e deputetit, ish-kryeministri Nikolla Gruevski i cili ndodhet në arrati në Hungari, e ka dorëzuar më 5 qershor (e mërkurë) në Kuvend.

Pritet që të hënën në takimin koordinues mes kryetarit Talat Xhaferi dhe koordinatorëve të grupeve të deputetëve të shqyrtohet dorëheqja e Gruevskit dhe të vendosin nëse do të jetë në rend dite në seancën e radhës të caktuar për të martën, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Talat Xhaferi në një deklaratë për AIM tha se dorëheqja ka arritur me akt noterial dhe vula adekuate të cilat konfirmojnë se bëhet fjalë për deklaratë personale të Gruevskit.

“Kërkesa është pranuar më 5 qershor. Është dërguar të përkthehet nga gjuha hungareze dhe kur të jetë gati do të gjendet para deputetëve”, tha Xhaferi.

Nëse Xhaferi dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve të hënën vendosin ta pranojnë dorëheqjen e Gruevskit të dorëzuar përmes aktit noterial si deklaratë personale, e njëjta do të jetë në rend dite në seancën e 102 të Kuvendit, e caktuar për më 11 qershor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet

Mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet

Lajme
“Ma mori dritën e syve”, rrëfimi i nënës së Erona Coklit që u vra nga ish-bashkëshorti

“Ma mori dritën e syve”, rrëfimi i nënës së Erona Coklit që u vra nga ish-bashkëshorti

Lajme
Kush është Afrim Gashi, kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Kush është Afrim Gashi, kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Politikë
Breshëri mbulon rrugët në komunën e Suharekës

Breshëri mbulon rrugët në komunën e Suharekës

Komunat
Hyseni: Palestina e mban qëndrimin e Beogradit, do të ishte hap i gabuar t’ua njohim pavarësinë

Hyseni: Palestina e mban qëndrimin e Beogradit, do të ishte hap i gabuar t’ua njohim pavarësinë

Lajme
Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori