LAJMI I FUNDIT:

Gruevski gjatë javës së ardhshme katër herë duhet të paraqitet në Gjykatën Penale

Gruevski gjatë javës së ardhshme katër herë duhet të paraqitet në Gjykatën Penale

Pas dënimit me dy vite burg në lëndën “Tanku”, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, edhe gjatë javës së ardhshme do të duhet të paraqitet në gjykatë.

Gruevski gjatë javës së ardhshme do të gjykohet në lëndët “Titanik”, “Trajektorja” dhe “Dhuna në Qendër”, ndërsa vetëm të mërkurën nuk është caktuar seancë gjyqësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nesër dhe të enjten janë planifikuar seanca gjyqësore për lëndën “Titanik”, në të cilën Gruevski gjykohet për parregullsi zgjedhore, ndërsa me kërkesë të avokatëve procesi disa herë është shtyrë.

Të martën duhet të vazhdojë gjykimi për “Trajektoren” për tatimet e ndërtimit të autostradave. Ndërsa të premten është caktuar seancë për lëndën “Dhuna në Qendër”, e cila edhe pse është hapur para dy viteve akoma nuk ka përfunduar.

Përndryshe, avokatët e Gruevskit kanë njoftuar se do të dorëzojnë ankesë në Gjykatën e Apelit për aktgjykimin në lëndën “Tanku”, ku Gruevski u dënua me dy vite burg./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori