LAJMI I FUNDIT:

Gruaja nga Maryland me fatin e njëjtë si të babait – fiton çmimin e lotarisë prej 50,000 dollarëve

Gruaja nga Maryland me fatin e njëjtë si të babait – fiton çmimin e lotarisë prej 50,000 dollarëve

Një grua nga Maryland, e cila u ndal për të blerë gjëra për të ngrënë në një dyqan, e pati fatin e fundit të lotarisë së babait të saj në të njëjtin biznes, dhe përfundoi duke fituar 50,000 dollarë nga një biletë gërvishtëse.

Gruaja 23-vjeçare e Frederick County u tha zyrtarëve të Lotarisë së Maryland-it se po blinte një ushqim të lehtë nga dyqani i High’s në Thurmont kur kujtoi se babai i saj kishte fituar së fundmi një çmim të madh nga një biletë gërvishtëse që kishte blerë nga i njëjti dyqan.


“Isha në radhë për të paguar kur pashë shenjën e lotarisë dhe aty m’u kujtua çmimi i fituar nga babai”, tregon ajo. “Vendosa menjëherë që të blija një biletë gërvishtëse, dhe kjo ishte ajo që më ra në sy”, shtoi tutje ajo, raporton UPI, përcjell Telegrafi.

Gruaja zgjodhi një biletë gërvishtëse prej 50,000 dollarësh Cash dhe fillimisht u zhgënjye kur gjeti vetëm një numër fitues. “Mendova se do të kishte katër ose pesë shanse për të fituar, por kur gërvishta çmimin, zhgënjimi mu largua”, tha ajo.

Lojtarja fillimisht mendoi se kishte fituar 5,000 dollarë.

“Isha shumë e emocionuar. Nuk kisha fituar kurrë diçka të tillë më parë”, deklaroi ajo.

Por duke e bërë një vështrim të dytë, ajo zbuloi se në fakt kishte fituar çmimin kryesor prej 50,000 dollarësh. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Çfarë nuk shkon me këtë shtëpi - kjo foto ngatërroi shumë dhe u bë hit për një detaj

Çfarë nuk shkon me këtë shtëpi - kjo foto ngatërroi shumë dhe u bë hit për një detaj

Interesante
Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Fun
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa

Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa "fluturon në ajër"

Fun
Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Interesante
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Kalo në kategori