Basketbollisti egjiptian thyen dy rekorde botërore Guinness brenda një dite


Një basketbollist egjiptian i vuri aftësitë e tij në provën përfundimtare duke thyer dy rekorde botërore Guinness, përfshirë një të mbajtur nga një lojtar i Harlem Globetrotter.
Alie Wessam, 21 vjeç, shkoi në palestër për të thyer rekordet për gjuajtjen më të largët me topin e basketbollit dhe gjuajtjen më të largët me topin e basketbollit mbrapsht brenda të njëjtës ditë.
Ai arriti të thyente rekordin e goditjeve me një distancë prej mbi 25 metra dhe goditjen prapa nga një distancë prej 27 metrash.
"Është një ndjesi e jashtëzakonshme. I kam parë Harlem Globetrotters që kur isha fëmijë, kështu që thyerja e një prej rekordeve të tyre është diçka që nuk e kam imagjinuar kurrë se do të ndodhte", tha Wessam. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































