Turqi, 62-vjeçari transformon materialet e drurit në vepra arti në miniaturë


62-vjeçari Halil Ibrahim Topçu, i cili u kthye në artin e drurit pas pensionimit në Rize të Turqisë, përgatit modele të vogla të strukturave të ndryshme duke përdorur materiale të ricikluara.
Topçu, i cili doli në pension rreth 15 vite më parë, vazhdon në një cep të shtëpisë së tij punimet e tij në miniaturë prej druri, të cilat i ka nisur si hobi 10 vite më parë.

Duke përdorur materiale druri, Topçu krijon xhami, shtëpi të vjetra, ndërtesa historike dhe punime të ndryshme në miniaturë me ndihmën e një thike, spirale dore, shpuese pa tela dhe ngjitës.
Veprat e krijuara tërësisht me dorë nga Topçu, i cili deri më sot ka përgatitur më shumë se 50 punime, vlerësohen nga njerëzit që e rrethojnë.

Halil Ibrahim Topçu tha se ka nisur të bëjë miniatura prej druri për të kaluar kohën e lirë pas daljes në pension.
Duke u shprehur se shumë njerëz duan t'i blejnë veprat e tij, Topçu njoftoi se nuk ka në plan t'i shesë veprat e tij sepse krijon një kënd të bukur në shtëpi. /AA/




































