Një grua dyshohet se është kapur duke vjedhur disa palë xhinse nga një dyqan veshjesh.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo u filmua duke hequr “plaçkën e saj”, pasi i veshi të gjitha në të njëjtën kohë për të provuar shmangien e rojeve të sigurisë.

Siç edhe mund të shihet, gruaja e pa emëruar qëndron në një banjë ndërsa zhvesh një nga një ato.

Ndërsa ajo heq rrobat, një njeri mund të dëgjohet duke i numëruar. Në total ajo kishte tetë palë xhinse.

Besohet se gruaja është filmuar në një banjë në Venezuelë, megjithëse vendndodhja e saktë nuk dihet.

Vendi aktualisht po kalon një krizë politike me inflacion, trazira civile që përshkallëzojnë urinë, krimin dhe vdekshmërinë. /Telegrafi/