LAJMI I FUNDIT:

Griezmann: Simeone më bëri lojtar të madh

Griezmann: Simeone më bëri lojtar të madh

Antoine Griezmann ka kredituar menaxherin e Atletico Madridit, Diego Simeonen, si njeriun që e bëri njërin nga lojtarët më të mirë në botë.

Sulmuesi francez i është shumë mirënjohës trajnerit argjentinas për të arriturat e tij, pasi sipas tij ai e bëri të madh.


Griezmann zbulon arsyen interesante pse s’i pëlqen transferimi në Ligën Premier
Lexo po ashtu Griezmann zbulon arsyen interesante pse s’i pëlqen transferimi në Ligën Premier

“Ai më ka ndryshuar mua. Ka sjellë shumë gjëra në lojën time dhe kjo është e vështirë për të”, ka thënë Griezmann për faqen zyrtare të FIFA-s.

“Le të themi se unë nuk do të kisha qenë konsideruar si një nga lojtarët më të mirë në botë po të mos ishte ai”, përcjell Telegrafi.

“Më shumë se çdo gjë që ai më ndihmoi të jem më efektiv në frontin e golave, për të marrë çdo mundësi që vjen në rrugën time, dhe, natyrisht, për të drejtuar dhe të punojë shumë për ekipin”, përfundoi sulmuesi francez. /Telegrafi/