LAJMI I FUNDIT:

Greta Thunberg ‘kapet keq’ me blogerin Andrew Tate, ironizon me madhësinë e organit të tij gjenital

Greta Thunberg ‘kapet keq’ me blogerin Andrew Tate, ironizon me madhësinë e organit të tij gjenital

Andrew Tate është dënuar egërsisht nga aktivistja adoleshente për ndryshimet klimatike, Greta Thunberg.

Blogeri i njohur i rrjeteve sociale, Andrew Tate, i cili së fundmi u dënua nga platformat gjigante si: YouTube, Instagram, Facebook dhe TikTok për shkak të komenteve të tij ‘toksike’ kundër grave, u përpoq të tallte 19-vjeçaren suedeze në Twitter.


Greta u bë e famshme në moshën 15-vjeçare për punën e saj për të luftuar ‘urgjencën klimatike’ globale dhe ka takuar një sërë liderësh botërorë në lidhje me kauzën e saj, shkruan DailyMail.

Por të martën, 36-vjeçari kampion botëror i kikboksit dhe ish-ylli i Big Brother, Tate, e hodhi poshtë adoleshenten për aktivizmin e saj mjedisor – në një lëvizje që duket se ka rezultuar mbrapsht në mënyrë spektakolare.

Duke postuar në Twitter një fotografi të tijën duke ushqyer supermakinën e tij “Bugatti” dhe duke i kërkuar asaj t’i dërgonte një adresë e-maili në mënyrë që ai të mund të detajonte ’emetimet e mëdha’ që nxirrnin makinat e tij të performancës me gaz.

“Përshëndetje Greta Thunberg. Kam 33 vetura. ‘Bugatti’ im ka një w16 8.0L quad-turbo. Dy veturat e mija garuese ‘Ferrari 812’ kanë 6.5L v12. Ky është vetëm fillimi. Ju lutemi jepni adresën tuaj të postës elektronike në mënyrë që të mund të dërgoj një listë të plotë të koleksionit të veturave të mia dhe emetimeve të tyre të mëdha”, shkroi me mburrje ylli i rrjeteve sociale

Thunberg që atëherë ka bërë një rikthim brutal në një postim në Twitter për 4.9 milionë ndjekësit e saj, duke thënë: “Po, ju lutem më ndriçoni, më dërgo e-mail në smalld***energy@getalife.com [një e-mail fiktiv dhe tallës për madhësinë e pensisit të tij]”.

Përgjigja e zgjuar e adoleshentes shkaktoi një tërmet në rrjetet sociale, duke u bërë virale brenda pak minutash – dhe duke marrë mbështetje nga fansat në internet.

Një përdorues bëri shaka duke komentuar: “Përshëndetje. Policia? Do të doja të raportoja vrasjen e Andrew Tate”.

Të tjerët shpejtuan të shpërndanin meme dhe fotografi të të famshmëve që dukeshin të habitur teksa talleshin me Tate. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Kalo në kategori