LAJMI I FUNDIT:

Greta Thunberg jashtë gjykatës: Nuk duhet të harrojmë se kush është armiku i vërtetë

Greta Thunberg jashtë gjykatës: Nuk duhet të harrojmë se kush është armiku i vërtetë

Aktivistja e klimës Greta Thunberg ka mbrojtur aktivistët e klimës që përballen me ndjekjen penale në një gjykatë, duke thënë se “nuk duhet të harrojmë se kush është armiku i vërtetë”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 21-vjeçarja u arrestua gjatë një demonstrate pranë hotelit InterContinental në Mayfair më 17 tetor.


Drejtuesit e naftës ishin takuar brenda për Forumin e Inteligjencës Energjetike.

Thunberg u paraqit në gjykatë pasi më parë mohoi shkeljen e Aktit të Rendit Publik të vitit 1986.

Ajo akuzohet se ka shkelur nenin 14 të aktit duke bllokuar hyrjen në hotel.

Fillon procesi gjyqësor ndaj Greta Thunberg
Lexo po ashtu Fillon procesi gjyqësor ndaj Greta Thunberg

Thunberg u paraqit në gjykatë së bashku me dy protestues të “Fossil Free London” dhe dy aktivistë të Greenpeace, të cilët gjithashtu u deklaruan të pafajshëm për të njëjtën vepër.

Jashtë gjykatës, Thunberg bëri një deklaratë së bashku me disa nga të pandehurit në të cilën tha: “Edhe pse ne jemi ata që qëndrojmë këtu, aktivistët e klimës, mjedisit dhe të drejtave të njeriut në të gjithë botën ndiqen penalisht, ndonjëherë dënohen dhe marrin dënime sepse veprojnë në përputhje me shkencën”.

“Ne nuk duhet të harrojmë se kush është armiku i vërtetë, çfarë po mbrojmë, kë duhet të mbrojnë ligjet tona”.

Më herët, gjykata kishte dëgjuar se Greta Thunberg kishte marrë një “paralajmërim përfundimtar” nga policia përpara se të arrestohej. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Si në filma, policët amerikanë dhe dy persona të armatosur shtien mbi njëri-tjetrin – humbin jetën katër zyrtarë dhe katër tjerë plagosen

Si në filma, policët amerikanë dhe dy persona të armatosur shtien mbi njëri-tjetrin – humbin jetën katër zyrtarë dhe katër tjerë plagosen

Amerika
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Një termet me fuqi prej 4.3 magnitudë godet Kroacinë

Një termet me fuqi prej 4.3 magnitudë godet Kroacinë

Kroacia
Dy rezervistë izraelitë të vrarë në qendër të Gazës, u goditën gabimisht nga tanku i IDF-së

Dy rezervistë izraelitë të vrarë në qendër të Gazës, u goditën gabimisht nga tanku i IDF-së

Azia
Kalo në kategori