LAJMI I FUNDIT:

Gresa Behluli jep një sqarim rreth këngës “Nuse, Mësuese”: Çdo ditë servohen këngë e klipe me tekste eksplicite, përse nuk reagoni?

Gresa Behluli jep një sqarim rreth këngës “Nuse, Mësuese”: Çdo ditë servohen këngë e klipe me tekste eksplicite, përse nuk reagoni?
Foto: YouTube

Këngëtaret Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli ditë më parë publikuan këngën e re “Nuse, Mësuese”.

Teksti i kësaj kënge ka ngjallur reagime të shumta, ndërsa një të tillë e ka bërë edhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore, që theksuan si një promovim i nënshtrimit të grave.


Lidhur me këtë, Gresa ka bërë një sqarim për publikun ku tregon se paraqet ironinë e raportit të botëkuptimeve të ndryshme në mes të gjeneratave dhe se nuk është diskriminim ndaj gjinisë femërore.

Foto: YouTube

Ky është postimi i plotë i artistes shqiptare (pa ndërhyrje):

“Te dashur miq e posaqerisht vajza- gra…

Teksti i kenges “Nuse mesuese” eshte shkru nga Ilir Berani dhe eshte mendu si nje teme qe paraqet ironine e raportit te botekuptimeve te ndryshme ne mes te gjeneratave te ndryshme… Eshte nje tekst satirik qe paraqet botekuptime te ndryshme ne mes te gjeneratave dhe nuk eshte menduar ne asnje menyre si diskriminues ndaj gjinise femrore… Si mund te jete Femra diskriminuese
ndaj vetvetes, une jam femer dhe vet, dhe jam gjithmone ne mbeshtetje dhe pro ngritjes se femres ne shoqeri!!

Per te gjithe ata qe nuk e kuptojne cka do te thote ” satire” po ja u sqaroj: tekst ironik ose ma thjeshte po ja u sqaroj: tekst hajgare!

Pekundrazi mund te merret si tekst edukues ndaj gjenerates se vjeter: “me ndegju nana te ka mesu…”vjehrren me ndegju i nderon prinderit e tu”? Ku eshte ndikimi negativ ketu?

Eshte debat ne mes te femrave ne kete rast?

P.s. Çdo dite na servohen kenge e videoklipe me tekste eksplicite e fjale banale e videoklipe erotike, qe degradojne femren dhe ato na shfaqen edhe ne 12 dites neper televizione tona…
Femijet e juaj rriten me ato kenge e ju nuk reagoni?

Kur paraqitet femra vetem si objekt seksi juve nuk ju duket diskriminuese kjo ndaj femres?”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"The New York Times" shkruan për ekspozitën e Petrit Halilajt në NYC: Një artist nga Kosova merr fluturimin

Magazina
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Kalo në kategori