LAJMI I FUNDIT:

Greqi, ende aktuale deklarata e Kotzias kundër vetos për Maqedoninë

Greqi, ende aktuale deklarata e Kotzias kundër vetos për Maqedoninë

‘Kotzias kundër sanksioneve ndaj Shkupit’, ‘Problemi qendror i IRJM-së është mungesë kulture për dialog demokratik’, Autoritetet e IRJM-së nuk janë në pozitë të bëjnë kompromise të brendshme’, janë vetëm disa nga titujt në online edicionet e medias elektronike greke të cilët ende raportojnë për deklaratën e shefit të diplomacisë greke në Luksemburg.

Nikos Kotzias pas Këshillit për punë të jashtme të BE-së në Luksemburg dha deklaratë vëllimore për gazetarët në të cilën informoi se për çka është folur në takim dhe përsëriti disa nga qëndrimet e tij të njohura, të cilët, në fakt, e refletkojnë pozitën e Athinës zyrtare. Mediat greke, pa koment, tashmë tre ditë po e transmetojnë deklaratën e tij.


Rikujtojmë se në mbledhjen e Këshillit të ministrave për politikë të jashtme të BE-së, shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, para dy ditëve ka kundërshtuar idenë për sanksione evropiane ndaj Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, BE-ja nuk do t’i ndihmojë Maqedonisë përmes sanksioneve dhe trysnive publike, por përmes kanaleve më diplomatike dhe në drejtim të zhvillimit të kulturës së pajtueshmërisë, dialogut demokratik dhe demokracisë në punën e mediave.

Kotzias ka deklaruar për mediat që mungesa e demokracisë dhe aftësia për pajtueshmëri, është pengesa kryesore e fillimit të bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë, por jo një VETO e mundshme greke për çështjen e emrit. /Telegrafi/