LAJMI I FUNDIT:

Greenwood ka plan për transferimin e ardhshëm nëse i përfundohet kontrata me Man Utd

Greenwood ka plan për transferimin e ardhshëm nëse i përfundohet kontrata me Man Utd

Mason Greenwood thuhet se tashmë ka një plan për transferimin e tij të ardhshëm nëse Manchester United vendos të ndërpresë lidhjet me lojtarin.

21-vjeçari anglez kishte akuza për tentativë përdhunimi, sulm dhe kontroll shtrëngues kundër tij, por këto akuza u hodhën poshtë këtë javë nga Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës.


Megjithatë, ai tani është nën një hetim të brendshëm të udhëhequr nga drejtori i Unitedit, Richard Arnold, ndërsa klubi vendos për të ardhmen e sulmuesit.

Bien akuzat kundër Mason Greenwood, sulmuesi i Man Utd shpallet i pafajshëm
Lexo po ashtu Bien akuzat kundër Mason Greenwood, sulmuesi i Man Utd shpallet i pafajshëm

Sipas The Sun, situata e Greenwood ka ndarë opinionet mes drejtuesve të klubit.

Është raportuar se Greenwood nuk donte të luante më për Unitedit pasi ata e pezulluan atë pas arrestimit të tij në janar 2022.

Për më tepër, besohet se lojtari është gati të largohet nga Anglia për të ringjallur karrierën e tij.

Mason Greenwood reagon për herë të parë pas heqjes së të gjitha akuzave kundër tij
Lexo po ashtu Mason Greenwood reagon për herë të parë pas heqjes së të gjitha akuzave kundër tij

“Ai tha se do të ishte i lumtur të shkonte dhe të luante në Kinë për sa kohë që kjo do të thoshte se ai paguhej mirë dhe po luante”.

“Pikëpamja e tij mund të jetë zbutur gjatë muajve të fundit, por ai nuk ishte aspak i lumtur”, ka thënë një burim për The Sun.

Është raportuar gjithashtu se Greenwood do ta kishte të vështirë të përballonte trajtimin që tifozët rivalë do të drejtojnë ndaj tij nëse ai vazhdon të luajë në Angli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori