LAJMI I FUNDIT:

Grasshopperi i Demhasajt dhe Lenjanit rikthehet në Superligën e Zvicrës

Grasshopperi i Demhasajt dhe Lenjanit rikthehet në Superligën e Zvicrës

Pas dy viteve qëndrim në Challange League, më në fund ka ardhur rikthimi i madh në Superligën e Zvicrës.

Gjiganti zviceran ka kaluar krizën dhe ka arritur të rikthehet në elitën e futbollit zviceran.


Në ndeshjen e fundit në Challange League, Grasshopper ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Kriens.

Ishte minuta e 13-të kur sulmuesi nga Kosova, Shkëlqim Demhasaj shënoi nga afërsia për 1-0.

Pas 36 ndeshjeve në Challange League, Grasshopper ka grumbulluar 65 pikë, një më shumë se Thun që mbeti në vendin e dytë.

Kësisoj GC që është klubi me më së shumti trofe në Zvicër rikthehet aty ku e ka vendin në elitë.

Meritë të madhe për rikthimin e GC në Superligën zvicerane patën edhe dy futbollistët nga Kosova, mbrojtësi i majtë Ermir Lenjani dhe sulmuesi Shkëlqim Demhasaj.

Lenjani u paraqit në 32 ndeshje ku shënoi një gol dhe bëri dy asistime.

Në anën tjetër Demhasaj luajti në 34 ndeshje ku shënoi 11 gola dhe bëri katër asistime. /Telegrafi/