Zyrtare: Grant Johnson, përforcimi i ri i Prishtinës


Prishtina ka arritur marrëveshje me amerikanin Grant Johnson.
“Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me lojtarin amerikan Grant Johnson i cili luan në pozitat 2-3”.
“Johnson i gjatë 196cm sezonën e kaluar ishte pjesë e ekipes Navezis, Lituani ku në Baltic League kishte mesatare prej 10.1 pikëve dhe 3.3 kërcimeve për ndeshje”, thuhet në njoftimin e klubit.
Lojtari në fjalë njihet si lojtarë mjaft eksploziv dhe pritet t’i jap shumë energji lojës së Prishtinës.
Prishtina ditë më parë lajmëroi përforcimet e Nenad Dedicit dhe Urim Zenelajt.

Nga
Telegrafi
02/01/2017





































