LAJMI I FUNDIT:

Granit Xhaka i Bayer Leverkusen i ka tejkaluar pritshmërit, duke u kthyer në zemrën e skuadrës së Xabi Alonso

Granit Xhaka i Bayer Leverkusen i ka tejkaluar pritshmërit, duke u kthyer në zemrën e skuadrës së Xabi Alonso

Granit Xhaka mbërriti në Bayer Leverkusen 11 muaj më parë me pritshmëri të madha, si nga vet ai, por edhe nga shokët e tij të skuadrës që e kanë bërë atë një figurë kaq të admiruar gjatë gjithë karrierës së tij.

CBS Sport ka shkruar për rrugëtimin e tij me klubin gjerman, ku edhe ai vet u desh të pranonte se një edicion si i pamposhtur në Gjermani që përfundoi me trofe në Bundesligë dhe DFB Pokal ishte përtej asaj që ai mund të kishte kërkuar nga vetja.

Xhaka ishte njeriu i fitores së Bayer Leverkusen në Olympiastadion të shtunën mbrëma, ku shënoi një gol me goditjen prej 30 metrash në fillim të pjesës së parë duke i dhënë kampionëve të ligës një avantazh që ata mbajtën edhe pasi Odilon Kossounou u përjashtua me një karton të dytë të verdhë pak para pushimit të pjesës së parë.

Ish-mesfushori i Arsenalit, Xhaka ka qenë një figurë kyçe në një sezon me sukses shumë më të madha nga sa mund ta imagjinonte Bayer Leverkusen, ku shqiptari ka vendosur rekorde të Bundesligës për prekje të topit, pasime të përfunduara dhe pasime të tentuara.

31-vjeçari vlerësohet në klub për ndikimin e tij, sikurse trajneri Xabi Alonsos, pasi së bashku vendosën një rekord evropian duke kaluar 51 ndeshje të pamposhtur në të gjitha garat.

“Pritjet e mia ishin shumë të larta. Unë jam një person i tillë. Sigurisht, ju mund ta ëndërroni , por duhet të bëni shumë punë për të arritur atë”.

“Për të marrë dy trofe pas vitit të parë ishte më shumë se sa prisja. Sigurisht që ne kemi qëllime ndër vite, por [për t’i arritur ato] ishte më se e merituar. [E shtuna] nuk ishte një lojë e lehtë për ne pas kartonit të kuq. Skuadra tregoi karakter të madh, mentalitet të madh dhe të jesh këtu, të qëndrosh këtu me familjen time, është diçka që e ëndërron”, ka thënë Xhaka për CBS Sports.

Puna nuk do të ndalet për Xhakën, i cili do të jetë kapiten i skuadrës së Zvicrës në Euro 2024.

Licenca e trajnerit dhe kthimi në Angli 

Xhaka do të kthehet në Angli të hënën për të përfunduar licencën e trajnerit UEFA A. Trajneri në fushë i Bayer Leverkusen një ditë do të mund t’i përdorë aftësitë e tij në këtë post. Por për momentin, megjithatë, ai sheh se ka edhe shumë për të dhënë si lojtar.

“Nëse do të mund të ndryshoja kohën, do të filloja [licencat e mia] më herët”, tha Xhaka, i cili filloi kurset e tij të trajnerit kur ishte lojtar i Arsenalit.

“Sigurisht që dua të jem lojtar shumë më gjatë, por kjo licencë trajneri më ndihmoi shumë: për personalitetin, karakterin, si e shoh lojën nga jashtë. Sfidat e mia janë ende si lojtar dhe do ta shijoj këtë. sa më shumë që të jetë e mundur”, deklaroi mesfushori magjik.

Alons0: Pa Xhakën nuk do të ishte e mundur 

Nëse Xhaka ka nevojë për një miratim kur ai fillon të ndjekë rolet e trajnerit, ai me siguri do të gjejë një nga Xabi Alonso.

Trajneri i Bayer Leverkusen e bëri Xhakën një nga objektivat e tij kryesore në afatin kalimtar të verës, për ta marr pastaj në BayArena.

Kjo iu shpërblye me një sezon kaq të shkëlqyer ku dolën si fitues të Bundesligës dhe DFB-Pokal, ndërsa humbën në finalen e Ligës së Evropës.

“Ai ma lehtësoi shumë punën. Ai luajti një rol të madh në këtë sukses; pa të nuk do të ishte e mundur”, deklaroi Xabi.

Alonso dhe Xhaka do të tentojnë që në sezonin e ardhshëm të shkëlqejnë edhe në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Southgate tregon pse nuk shkëlqeu Anglia në ndeshjen e parë, ka disa fjalë edhe për Jude Bellingham

Southgate tregon pse nuk shkëlqeu Anglia në ndeshjen e parë, ka disa fjalë edhe për Jude Bellingham

Ndërkombëtare
Capello krahason Calafiorin me legjendën e Realit: Edhe ai njësoj ka ndryshuar pozitën

Capello krahason Calafiorin me legjendën e Realit: Edhe ai njësoj ka ndryshuar pozitën

Ndërkombëtare
Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Përfaqësueset
Hummels në bisedime me drejtuesit e gjigantit italian

Hummels në bisedime me drejtuesit e gjigantit italian

Serie A
Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

La Liga
Momenti që shkaktoi polemika – arsyeja pse Rodri nuk u përjashtua me karton të kuq ndaj Kroacisë

Momenti që shkaktoi polemika – arsyeja pse Rodri nuk u përjashtua me karton të kuq ndaj Kroacisë

Përfaqësueset
Kalo në kategori