LAJMI I FUNDIT:

Grafitet kundër Kosovës, ekspertët: Luftë speciale e Serbisë

Grafitet kundër Kosovës, ekspertët: Luftë speciale e Serbisë

Të rrezikshme po konsiderohen grafitet në Serbi që bëjnë thirrje për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Si të tilla vlerësohet se janë produkt i bashkëpunimit të ekstremit të djathtë dhe organeve serbe të sigurisë.

Ekspertët e sigurisë thonë për KosovaPress se grafitet që së fundmi janë shfaqur në masë të madhe në Serbi, kanë përmbajtje nacionaliste, ekstremiste dhe bëjnë thirrje për dhunë.


Së fundmi, shumë rrugë të Serbisë janë mbushur me grafitë ku shkruhet “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”. Për herë të parë ky slogan është parë në një ndeshje futbolli, në të cilën ka marrë pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Hulumtuesi i lartë në Institutin “Octapus”, Taulant Elshani thotë se këto mesazhe janë produkt i bashkëpunimit të ngushtë të ekstremit të djathtë dhe organeve serbe të sigurisë.

“Përmes këtyre grafiteve po mendohet të tregohet se gjoja është zëri i lirë ose një shprehje e lirë e qytetarëve. Por në fakt ne mendojmë që është një bashkëpunim i ngushtë i ekstremit të djathtë dhe organeve serbe të sigurisë. Kjo është produkt absolutisht i këtij bashkëpunimi…Ideja e këtyre grafiteve është që të ndikohet në opinionin publik, që të ndikohet në psikologjinë kolektive”, thotë ai.

Madje, ai i konsideron si rrezik këto thirrje në Serbi, për çka shton se ndikojnë edhe në nxitje të urrejtjes.

“Padyshim që paraqesin rrezik, sepse nxisin. Vet përmbajtja e mesazhit është nxitja e urrejtjes. Nëse lexoni dhe shikoni, analizoni me kujdes ato mesazhe janë me përmbajtje nacionaliste, ekstremiste, ku bëhet thirrje për dhunë. Mesazhi i fundit në Beograd thotë që ‘kur ushtria të kthehet në Kosovë’, pra është një mesazh me përmbajtje të fortë nacionaliste. Mesazhi i njëjtë është paraqitur edhe në Podgoricë, pra e kemi parë ‘kur ushtria të kthehet në Kosovë’ dhe një flamur i madh i Serbisë”, shton Elshani.

Beogradi mbushet me grafite kërcënuese, që thërrasin ushtrinë serbe të shkojë në Kosovë
Lexo po ashtu Beogradi mbushet me grafite kërcënuese, që thërrasin ushtrinë serbe të shkojë në Kosovë

Hulumtuesi i lartë në “Octapus” shton se duhet të investohet më shumë në demokratizimin e Serbisë dhe ndryshimin e klasës politike në Serbi.

Edhe eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi deklaron se kjo është një luftë speciale e krerëve të institucioneve në Serbi.

“Kjo është një luftë speciale që kreu i qeverisë serbe, sidomos shefi i inteligjencës, i cili është edhe kështu është person non-grata, Vulini, edhe ky vet i prodhon këto me qëllim të propagandojë duke ndjellë edhe një lloj urrejtje në aspektin e subjektivitetit të shtetit të Kosovës, por edhe të ndjenjës së qytetarëve tjerë përveç ekstremistëve serbë që janë në veri të Kosovës. Tek këta ndjellë që kinse do të kthehet ushtria, që realisht e dini që në kërkesën e kreut të një vendi fqinj, Serbisë edhe KFOR, por edhe nivelet evropiane edhe ShBA-të ju përgjigjen me mënyrë strikte se nuk ka më kthim prapa të asnjë strukture qoftë ushtarake, apo policore”, thotë Ibishi.

Kurti reagon ndaj sloganit në Beograd: Crvena Zvezda bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë
Lexo po ashtu Kurti reagon ndaj sloganit në Beograd: Crvena Zvezda bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë

Për këto grafite ka pasur reagime të ashpra në Kosovë si dhe disa personalitete ndërkombëtare.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se thirrjen për dhunë janë të pandërprera dhe ka krahasuar këtë ngjarje me ngjarjen e vitit 1990.

“Në vitin 1990, tifozët e klubit serb të futbollit Crvena Zveza, të udhëhequr nga mafiozi serb i paditur nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Arkan, u revoltuan kundër Kroacisë. Për disa, kjo ishte një shkëndijë e luftërave që pasuan. Dje Crvena Zvezda bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë. Thirrjet për dhunë janë të pandërprera”, ka shkruar Kurti. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori