LAJMI I FUNDIT:

Beogradi mbushet me grafite kërcënuese, që thërrasin ushtrinë serbe të shkojë në Kosovë

Beogradi mbushet me grafite kërcënuese, që thërrasin ushtrinë serbe të shkojë në Kosovë

Grafite të reja “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” u shfaqën në fund të korrikut në disa lokacione në Beograd. Nën këtë mesazh është vizatuar flamuri i Serbisë.

Një pankartë me të njëjtin mesazh është shpalosur edhe nga tifozët e klubit të futbollit “Crvena Zvezda”, gjatë një ndeshjeje miqësore me klubin italian “Fiorentina” më 26 korrik në Beograd.


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vlerësuar këtë ngjarje si thirrje për dhunë, ndërsa ka munguar reagimi i Beogradit zyrtar.

Grafitet në qendër të qytetit

Përpos që mesazhi “Kur të kthehet ushtria në Kosovë” është ekspozuar në stadium para mijëra njerëzve, ai është shkruar edhe në disa vende të frekuentuara në qendër të kryeqytetit serb.

Duke kaluar pranë njërit prej atyre grafiteve, Uroshi nga Beogradi i tha Radio Evropa e Lirë (në gjuhën serbe) se është një mesazh i shëmtuar dhe se diçka shumë më e mirë mund të pikturohej në mure.

“Nxitëse dhe përkujtim i disa gjërave negative”, tha ai, duke shtuar se nuk i pëlqen që nëpër mure po përhapet propaganda nacionaliste.

Ndërsa, beogradasja Milica Jovanoviq tha se i percepton këto mbishkrime si shëmtim të qytetit. Ajo vlerësoi se dikush e shpreh patriotizmin e tij ashtu siç di.

“Mendoj se mesazhi nuk është në përputhje me atë që është ky qytet. Një qytet i mbushur me turistë, të huaj, nëse do të kthehemi me ushtri apo jo nuk është diçka me të cilën duhet të merremi në rrugë”, tha ajo, transmeton Telegrafi.

Sipas hulumtimit të Institutit për Çështje Evropiane të gushtit 2022, gjysma e të anketuarve (49.9 për qind) besojnë se nuk është e mundur që Serbia të rifitojë kontrollin dhe sovranitetin e plotë mbi Kosovën.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, të cilën Beogradi zyrtar nuk e njeh, por dialogon me Prishtinën për normalizimin e marrëdhënieve.

Në mesin e kalimtarëve ishte edhe Rade Grozdaniq, i cili tha se “shkrimi i mesazheve të tilla është utopi e pastër”.

Ai deklaroi se duhej të largohej nga Kroacia në vitin 1995 pas aksionit “Stuhia”, me të cilin Kroacia rifitoi kontrollin mbi një pjesë të territorit të saj, në të cilin serbët formuan të ashtuquajturën Republikën e Krajinës Serbe.

Kurti reagon ndaj sloganit në Beograd: Crvena Zvezda bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë
Lexo po ashtu Kurti reagon ndaj sloganit në Beograd: Crvena Zvezda bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë

“Thirrje të tilla dhe politika e tillë nuk mund t’i sjellë askujt mirë”, tha Grozdaniq, duke komentuar grafitin “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”.

“Çfarë kthimi, çfarë Kosove, çfarë ushtrie, mendoj se ka gjëra më të bukura të cilat u interesojnë njerëzve”, u shpreh ai.

“Kur të kthehet ushtria në Kosovë” është një varg kënduar nga kënga popullore “Elbin e korri vajza kosovare”. Nuk ka një varg të tillë në origjinalin e kësaj kënge.

Një qytetar i Beogradit, i cili është prezantuar si Miodrag, tha se i kupton ata që shkruajnë mesazhe të tilla, por se nuk do t’i shkruante vetë.

“Ka nga ata që e përdorin për ta hutuar popullin, mendoj se e bëjnë të rinjtë. Dikush e fut si temë, nuk mendoj se ata që e shkruajnë janë shumë të lexuar dhe të arsimuar”, tha ai.

YIHR: Një mesazh kërcënues

Maja Zhiliq, koordinatore e programit të Iniciativës joqeveritare të Rinisë për të Drejtat e Njeriut (YIHR), tha se mesazhi “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” është shumë i qartë dhe shumë kërcënues.

“Meqë të gjithë e dimë se çfarë bëri ushtria serbe në vitet e 90-ta në Kosovë dhe çfarë do të thotë ky mesazh në kontekstin e sotëm të negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, deklaroi Zhiliq.

Policia serbe dhe ushtria jugosllave u tërhoqën nga Kosova në verën e vitit 1999 pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund bombardimeve të NATO-s ndaj RF të Jugosllavisë.

Para Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, zyrtarë të lartë serbë u dënuan për krime lufte kundër shqiptarëve në Kosovë.

Serbia dhe Kosova në fund të shkurtit kanë pranuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në bazë të propozimit të Bashkimit Evropian dhe në prill është rënë dakord për aneksin për zbatimin e saj.

Partitë dhe lëvizjet e djathta serbe e kundërshtojnë këtë marrëveshje.

Maja Zhiliq nga Nisma Rinore vlerësoi se mesazhi i grafitit “Kur të kthehet ushtria në Kosovë” është se nuk ka rrugë paqësore për zgjidhjen e kontestit. Ajo theksoi se për këto grafite nuk ka asnjë reagim nga asnjë institucion në Serbi.

Grafite të reja si reagim ndaj fshirjes së tyre në shkurt

Grafiti “Kur ushtria kthehet në Kosovë” nuk janë firmosur, por postimet me fotot e tyre shpërndahen në kanalet e djathta në Telegram. Gjithashtu edhe në postimet në rrjetet sociale të disa anëtarëve të opsioneve të djathta.

Sipas atyre njoftimeve, grafite me këtë përmbajtje ka edhe në qytete të tjera të Serbisë.

“Duket se disa forca nga e djathta, pas aksionit të deformimit të grafitit në ‘vrimën e Mitiqit’, filluan ta lyejnë qytetin”, ka theksuar Maja Zhiliq.

Në shkurt, aktivistët e organizatës së Nismës së Rinisë për të Drejtat e Njeriut dhe shoqatës Krokodil, në parkun në sheshin Slavija të Beogradit, i njohur si vrima e Mitiqit, deformuan grafitin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Tani që mbishkrimet janë rishfaqur në të njëjtin vend.

Në një portal, i cili thuhet se është një portal informativ jozyrtar për të gjithë tifozët e klubit futbollistik Crvena Zvezda, shkruhet se tifozët e Crvena Zvezdes ditëve dhe javëve të fundit kanë krijuar grafite me vargun e përmendur në disa vende të Beogradit.

Në atë portal thuhet se është një reagim ndaj “shkatërrimit” të grafiteve te sheshi “Slavija”. Klubi i futbollit Crvena Zvezda nuk është deklaruar lidhur me këto pretendime.

Në shkurt, aktivistët e organizatës së Nismës së Rinisë për të Drejtat e Njeriut dhe shoqatës Krokodil, në parkun në sheshin Slavija të Beogradit, i njohur si vrima e Mitiqit, deformuan grafitin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Tani që mbishkrimet janë rishfaqur në të njëjtin vend.

Në një portal, i cili thuhet se është një portal informativ jozyrtar për të gjithë tifozët e Yllit të Kuq, shkruhet se tifozët e Yllit të Kuq kanë krijuar grafite me vargun e përmendur në disa vende të Beogradit ditëve dhe javëve të fundit, transmeton Telegrafi.

Në atë portal thuhet se është një reagim ndaj “shkatërrimit” të grafiteve pranë sheshit “Slavija”. Klubi i futbollit “Crvena Zvezda” nuk i ka reklamuar këto pretendime.

Maja Zhiliq nga Nisma Rinore pranoi se për të si aktiviste është shkatërruese që grafiti “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” është rishfaqur në vendin ku është lyer.

“Kthimi i grafiteve tregon se sa asgjë nuk ka ndryshuar dhe se sa më të thella janë problemet se vetë grafiti”, tha ajo.

“Sa shumë të rinj mendojnë se përgjigja për zgjidhjen e problemeve të Serbisë dhe Kosovës është që ushtria të kthehet në Kosovë dhe të përsëriten ato që kanë ndodhur në vitet e 90-ta”, shtoi më tej.

Zhiliq tha se përveç heqjes së këtyre grafiteve, duhet edhe më shumë edukim dhe punë me të rinjtë për këto tema për të ndryshuar perceptimin.

Në dhjetor 2022, Serbia i dërgoi një kërkesë KFOR-it, misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, për kthimin e deri në 1000 ushtarëve dhe policëve të saj.

Kjo kërkesë është dërguar, siç thonë autoritetet në Beograd, për shkak të pranisë së shtuar të policisë së Kosovës në veri të Kosovës. Beogradi iu referua Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara.

KFOR-i e refuzoi këtë kërkesë në fillim të janarit.

Ashtu si grafiti “Kur ushtria kthehet në Kosovë” po shfaqen tani në Beograd, ashtu që nga fundi i vitit 2021, qyteti është përmbytur me portretet të Ratko Mlladiqit, të dënuarin e Hagës për krime lufte në Bosnje dhe Hercegovinë.

Nisma e Rinisë për të Drejtat e Njeriut ka treguar 250 prej tyre, duke u bërë thirrje institucioneve kompetente që t’i largojnë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori