LAJMI I FUNDIT:

Grabovci: Nuk kam çka të fsheh nga gazetarët

Grabovci: Nuk kam çka të fsheh nga gazetarët

Në gjykimin e Fatmir Limajt dhe të tjerëve, dëshmitari Adem Grabovci tha se nuk ka çfarë të fshehë nga gazetarët.

Adem Grabovci duke dëshmuar në gjykimin e Fatmir Limajt dhe të tjerëve në rastin MTPT tha se nuk ka çfarë të fshehë nga gazetarët dhe qytetarët.


Nuk jam këtu për shou medial, kam familje dhe nuk kam në mënyrë absolute asgjë të fshehi nga gazetarët, qytetarët apo mediat e Kosovës, por e di se këtu jemi në gjykatore dhe jo para një konference për gazetarë, edhe pse nuk e kam problem”, tha Grabovci.

Deputeti i PDK-së reagoi kështu, pasi Florent Latifaj, mbrojtësi i Nexhat Krasniqit, tha se dikush nga gazetarët në pjesën e publikut është duke e transmetuar drejtpërdrejt seancën.

Seanca u ndërpre për pak çaste, por nuk u konstatua se ndonjëri nga përfaqësuesit medialë po transmetonte direkt seancën, të cilën gjë gjykata nuk e lejoi sot.

Grabovci më tutje deklaroi se familja e tij ka vuajtur nga incizime të tilla më parë.

“Familja ime ka vuajtur për shkak të kësaj”, theksoi Grabovci.

Pastaj prokurori Charles Hardaway e pyeti Grabovcin se në cilën parti politike është i anëtarësuar i akuzuari Nexhat Krasniqi.

Grabovci u përgjigj se këtë nuk e dinte, por nuk e la pa e përmendur partinë së cilës i takon-PDK-në.

“Kam dëshirë që të gjithë të jenë anëtarë të PDK-së”, tha Grabovci.

KALLXO.com shkroi më herët gjatë ditës për vështirësinë që Grabovci pati ta thotë betimin e dëshmitarit, pasi atij në fillim nuk iu kujtuan fjalët që duhet të thoshte.
Në procesin ku po dëshmon Grabovci, Fatmir Limaj akuzohet për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre.

Në procesin e njëjtë me Limajn dhe për akuza të njëjta me të, nga Prokuroria Speciale e Kosovës ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku dhe Florim Suka.

Akuza ndaj Limajt lidhet me tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve në komunën e Gjilanit.

Limaj këtë aktakuzë, që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe MTPT 2, më 30 tetor të vitit 2015 e cilësoi të ngritur me urdhër politik.

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori