LAJMI I FUNDIT:

Grabitje në një market në Fushë Kosovë – policia arreston dy persona

Grabitje në një market në Fushë Kosovë – policia arreston dy persona

Një grabitje ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në një market në “Beqir Kelmendi” në Fushë Kosovë, ku dy persona të dyshuar kanë grabitur një shumë parash.

Lidhur me këtë rast, zyrtarët policor kanë arritur të arrestojnë dy personat e dyshuar.


“Puna e hetuesve policor,  është finalizuar vetëm pak minuta pas raportimit të rastit, të cilët pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë  dy personat e dyshuar: L.I, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe K.M, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, ka njoftuar policia.

Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. /Telegrafi/