LAJMI I FUNDIT:

Google Pixel 8 do të ketë ekran më të vogël prej 6.16 inç, ndërsa te Pixel 8 Pro nuk do të ketë ndryshim

Google Pixel 8 do të ketë ekran më të vogël prej 6.16 inç, ndërsa te Pixel 8 Pro nuk do të ketë ndryshim

Google pritet që ta prezantojë telefonin e mençur Pixel 7a në konferencën e zhvilluesve I/O gjatë muajit të ardhshëm.

Por përveç kësaj, ata janë duke punuar mbi serinë e telefonave kryesorë të vitit 2023, dhe tani GSM Arena shkruan se kanë marrë disa detaje të reja mbi këta telefona nga disa burime të industrisë.


Sipas Ross Young nga DSCC, Google do të vendos një ekran prej 6.16 inç në Pixel 8, dhe një ekran 6.7 inç në Pixel 8 Pro. Ai pretendon se porosia për ekranet është bërë tek Samsung, dhe se prodhimi pritet të fillojë gjatë majit, transmeton Telegrafi.

Google Pixel 8

Madhësia e ekranit të telefonit Pixel 8 është pak më e vogël se ajo e ekranit të Pixel 7 prej 6.32 inç, ndërsa Pixel 8 Pro do të jetë versioni i tretë Pro me radhë që do të ketë diagonale prej 6.7 inçë.

Pamjet e këtyre telefonave veçse ishin lëshuar nga CAD muajin e kaluar, dhe tani ata sugjerojnë se Google do t’i largojë anësoret aktuale të rrafshëta.

Ata kanë vendosur t’i mbajnë skajet pak të rrumbullakosura, e gjithashtu edhe shiritin e kamerës, një shirit ky i cili i bënë të dallueshëm telefonat Pixel. /Telegrafi/

Google Pixel 8 Pro

Në trend Teknologji

Më shumë
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Google planifikon një investim prej 3 miliardë dollarësh në Qendrën e të Dhënave në Indiana, Virxhinia

Google planifikon një investim prej 3 miliardë dollarësh në Qendrën e të Dhënave në Indiana, Virxhinia

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Kalo në kategori