Tani jemi një ditë larg njoftimit të 9 tetorit të telefonave Google Pixel 3 dhe Google Pixel 3 XL, por dikush duket se ka blerë tashmë modelin XL, duke treguar telefonin në mënyrë të plotë, si dhe duke theksuar shumicën e specifikave.

Engadget, një burim shumë i besueshëm i risive teknologjike, ka spjeguar detajisht telefonin e ri.

Google Pixel 3 XL erdhi nga një dyqan telefonik në Hong Kong që ishte me sa duket duke shitur pajisjen para lansimit zyrtar, prandaj është e mundur që ky telefon në fakt është një falsifikim i ndërtuar mirë.

Megjithatë, Richard Lai i Engadget dhe gazetar i respektuar i teknologjisë, është i bindur se kemi të bëjmë me telefonin real të Google, dhe se pak a shumë përputhet me të gjitha rrjedhjet dhe thashethemet që kemi parë deri më tani.

Bazuar në disa aplikacione që Engadget ka instaluar, telefonat duket se përdorin një procesor Snapdragon 845 dhe kanë 4GB RAM, ndërsa ekrani është me sa duket ka një panel OLED prej 1,440 x 2,960.

Telefonat e ri Google funksionojnë me Android 9 Pie dhe kanë funksionin Active Edge, që ju lejon të shtrydhni anët e telefonit për të kryer veprime të caktuara.

Kamera kryesore ndërkohë sjell një lente të vetme 12.2MP, ndërsa në pjesën e përparme ka një kamera me dy lente 8MP. Kamera e pasme mund të xhirojë video me cilësi deri në 4K në 30 korniza për sekondë, ndërsa kamera e përparme arrin në kualitet videoje prej 1080p.

Megjithatë, pasi që jemi shumë afër lansimit, të gjitha detajet zyrtare do t’i kuptojmë së shpejti. /Telegrafi/