LAJMI I FUNDIT:

Goli i Shaqirit më i miri, ‘FIFA 17’ ka një befasi për të (Video)

Goli i Shaqirit më i miri, ‘FIFA 17’ ka një befasi për të (Video)

Xherdan Shaqiri ishte ndër futbollistët më të mirë të javës që lamë pas.

Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane shënoi një gol të mrekullueshëm në fundjavë ndaj Hull Cityt.


Kësisoj Shaqiri është vlerësuar lartë për paraqitjen e tij dhe kompania e njohur EA Sports ka përgatitur një befasi për të.

Aktualisht në video lojën ‘FIFA 17’, kosovari ka përformancën 82, ndërsa EA Sports ka befasuar atë duke zgjedhur golin e tij si të javës dhe duke ia rritur përformancën ne 86.

Përpos goli i tij që u vlerësua jashtëzakonisht shumë në komente nga tifozët e futbollit, Xherdani është përzgjedhur edhe në formacionin më të mirë të javës.

25-vjeçari nga Gjilani shënoi golin e tij të katërt këtë edicion në elitën e futbollit anglez.

Ai ka arritur që përveç golave të bëjë edhe dy asistime këtë edicion, ku njëri nga ta ishte në ndeshjen e fundit.

Kujtojmë që gjilanasi është njëri nga lojtarët kryesor të Përfaqësueses së Zvicrës ku ka zhvilluar 58 ndeshje dhe ka shënuar 19 gola. /Telegrafi/

A hit deserving of an In Form @shaqirixherdan #PL #FUT

A post shared by EA SPORTS FIFA (@easportsfifa) on Apr 20, 2017 at 10:00am PDT

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bundesliga
Kalo në kategori