LAJMI I FUNDIT:

Goli i jashtëzakonshëm nga distanca i De Bruyne ia vlen të shikohet disa herë

Goli i jashtëzakonshëm nga distanca i De Bruyne ia vlen të shikohet disa herë

Kevin De Bruyne shënoi një tjetër gol të mrekullueshëm nga jashtë zonës për të ndihmuar Manchester Cityn të mposhtte Brightonin në Ligën Premier këtë të shtunë.

Manchester City ka fituar pa shumë vështirësi ndaj Brightonit me rezultat 3-1 në ndeshjen e javës së 13-të në Ligën Premier.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Erling Haaland (22’, 43’) dhe Kevin de Bruyne (75’) për vendasit, ndërsa Leandro Trossard (53’) për mysafirët.

Megjithatë, goli i tretë i Cityt, i shënuar nga mesfushori kreativ belg, De Bruyne, ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen.

De Bruyne shënoi një supergol nga distanca, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit kundërshtar pas një goditje të fortë dhe të saktë.

Me këtë gol, De Buryne tregoi edhe një herë se jo më kot është njëri nga lojtarët më të mirë në botë. /Telegrafi/