Arsenali e mbylli pjesën e parë në epërsi ndaj Atletico Madridit, duke udhëhequr 0-1 në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, pas një fraksioni me ritëm, raste dhe një moment vendimtar nga pika e bardhë.

Skuadra e Diego Simeones hyri më mirë në ndeshje dhe kërkoi të godasë herët, me Julian Álvarez që provoi që në minutat e para, por tentativa e tij u bllokua nga mbrojtja. Atletico u shfaq rrezikshëm sidomos me topat e futur në zonë nga Griezmann dhe me goditje nga distanca.


Arsenali, nga ana tjetër, u mbështet te qarkullimi i shpejtë i topit dhe depërtimet e Maduekes, i cili kishte edhe një goditje të rrezikshme nga jashtë zone që kaloi ngushtë pranë shtyllës.

Londinezët krijuan gjithashtu një rast të madh me Odegaard, por tentativa e tij u ndal nga një bllokim vendimtar i mbrojtjes vendase.

Rastin më të mirë të Atletico Madridit në pjesën e parë e pati Julian Álvarez në minutën e 29-të, kur u ngrit për një krosim dhe dërgoi topin me kokë pak mbi traversë.

Momenti vendimtar erdhi në minutën e 43-të, kur David Hancko u ndëshkua për një ndërhyrje të ashpër dhe gjyqtari Danny Makkelie akordoi penallti për Arsenalin.


Gyökeres mori përgjegjësinë dhe në minutën e 44-të realizoi saktë, duke e dërguar topin në anën e majtë të portës për 0-1, pavarësisht shtrirjes së Jan Oblak./Telegrafi/

telegrafi sport app