Moti në fundjavë – IHK njofton për kushtet agrometeorologjike dhe cilësinë e ajrit

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se fundjava në Kosovë do të jetë kryesisht vranët dhe vende-vende me riga shiu.
IHK njofton se të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell.
Gjatë orëve të ditës, vranësirat konvektive pritet që lokalisht të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht në zona të kufizuara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–10°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë 18–21°C.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi prej 1–10 m/s.
Ndërkaq, e diela do të jetë vranët me intervale me diell.
Vranësirat vende-vende pritet të sjellin reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–9°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 15–17°C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.
Ndërkaq, gjatë intervaleve me diell, indeksi UV do të jetë i lartë.
Rekomandohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell gjatë orëve të mesditës, sidomos nga ora 10:00 – 16:00.
IHK tutje thekson ka njoftuar edhe për kushtet agrometeorologjike.
“Reshjet e herëpashershme dhe temperaturat relativisht të favorshme do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e kulturave bujqësore pranverore.
Megjithatë, fermerët duhet të kenë kujdes nga lagështia e shtuar, e cila mund të krijojë kushte për paraqitjen e sëmundjeve kërpudhore në disa kultura”, thuhet tutje.
Cilësia e ajrit parashihet të mbetet kryesisht e mirë deri mesatare, falë qarkullimit të masave ajrore dhe pranisë së erërave të lehta deri mesatare. /Telegrafi/















































