Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland vazhdon të mahnitë me aftësinë e tij para porte me shënimin e golave.

Megjithatë goli i tij i parë ndaj Koln  në minutën e tretë kishte një shkëlqim shtesë.

Një pasim prej 50 metrash erdhi në drejtim të tij, ku norvegjezi ishte në gjendje të ndalte topin para se të kalonte mbrojtësin në lëvizje dhe ta çonte në rrjetë.

Ky nuk ishte goli i tij i vetëm, pasi Haaland shënoi për 2-2 në kohën shtesë duke ia dhënë një pikë Borussia Dormundit.

Me dy golat e sotëm Haaland ka shënuar gjithsej 21 të tillë në Bundesliga. /Telegrafi/