LAJMI I FUNDIT:

“Goli i artë” – uverturë për gara apo vazhdim i pasionit kur gjyqtari vërshëllen fundin, ndërsa ju ende nuk keni përfunduar

“Goli i artë” – uverturë për gara apo vazhdim i pasionit kur gjyqtari vërshëllen fundin, ndërsa ju ende nuk keni përfunduar

Pse të mos i shijoni pak gjërat dhe të tregoni se sa i shkathët jeni dhe sa gati për veprim gjatë Kupës së Botës në futboll?

Mu sikur lojtarët në terrenin sportiv, edhe ju do të detyroheni të tregoni kondicion serioz dhe kontroll të shkëlqyeshëm të topit.

Për golin e artë çifti duhet të qëndrojë në këmbë dhe ta shikojnë me butësi njëri-tjetrin në sy. Pastaj gruaja mbështet njërën këmbë në diçka – në mbështetëse të krevatit, në një tavolinë të vogël, në një dollap të vogël apo në një grumbull librash mbi Kamasutrën të vendosura njëra mbi tjetrën – në mënyrë që burri të mund të penetrojë në të.


Derisa jeni duke u kënaqur në këtë moment intimiteti, burri mund të ngrejë butësisht këmbën e gruas në supin e vet, transmeton Telegrafi.

Këtu detyra më e rëndësishme është të mos humbni ekuilibrin dhe të mos bini derisa jeni të bashkuar në përqafimin romantik. Mirëpo, edhe nëse ndodh kështu, gjithmonë mund ta kapeni për njëri-tjetrin për mbështetëse plotësuese që të mos përfundoni në dysheme.

Mos harroni të shtriheni

Detyrë tjetër e rëndësishme është që burri butësisht të drejtojë lëvizjet në mënyrë që të sigurojë maksimumin e kënaqjes edhe vetes edhe partneres.

Bëni punën ashtu siç duhet në mënyrë që të dy të mund të kënaqeni në finalen e ëmbël.

Edhe një vërejtje e rëndësishme: Shtrirja e kofshëve para ndeshjes nuk është vetëm një rekomandim, por një detyrim për të qenë i aftë për një performancë kërkuese.

Asnjëri nga ju nuk dëshiron të përfundojë në bankën rezervë para se të prisni finalen e ëmbël dhe fërshëllimën e fundit të garës. /Telegrafi/