LAJMI I FUNDIT:

Golden State edhe një hap drejt historisë (Video)

Golden State edhe një hap drejt historisë (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar nëntë takime në kuadër të ligës më të fortë në basketbollit në botë.

Golden State Warriors pas fitores në palestrën ‘Oracle Arena’ kundër New York Knicks me rezultat 121:85 dhe në këtë formë mbetet i pamposhtur si vendas këtë sezon në NBA.

“Mendoj se askush prej nesh nuk mendon për numrat. Kjo është një ndër arsyet pse ne kemi një sezon të tillë, fantastik. I kushtojmë vëmendje çdo gjëje, përkatësisht edhe atyre që duken të parëndësishme”, tha trajneri Steve Kerr, raporton Telegrafi.

Përsëri, basketbollisti më i miri i takimit ishte Stephen Curry, i cili për 29 minuta shënoi 34 pikë, 6 kërcime dhe 4 asistime. Curry u ndihmua edhe nga ana e Klay Thompson me 19 pikë dhe 7 kërcime.

Me këtë rast, Curry theu edhe një rekord në NBA, duke u bërë basketbollisti i vetëm që brenda një sezoni të shënojë 330 trepikësha.

Në anën tjetër lojtari më i mirë ishte Aflalo me 15 pikë, Galloway shtoi 14 dhe Serafin kishte dy pikë më pak.

Pas këtij triumfi, Golden shton numrin e fitoreve në 61 fitore kundrejt 6 humbjeve, ndërsa Knicks ka bilanc prej 28 fitoreve dhe 31 humbjeve.

Rezultatet:
Boston – Oklahoma 109:130
Charlotte – Orlando 107:99
Cleveland – Dallas 99:98
Washington – Chicago 117:96
Detroit – Atlanta 114:118
Memphis – Minnesota Timberwolves 108:114
Houston – LA Clippers 106:122
Sacramento – New Orleans 108:123. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori