LAJMI I FUNDIT:

‘Golden Globes 2021’ bën histori duke nominuar për herë të parë tri regjisore femra

‘Golden Globes 2021’ bën histori duke nominuar për herë të parë tri regjisore femra
Regjisoret e nominuara në 'Golden Globes 2021' (Foto: Yahoo Finance)

Në vitin 2018, aktorja Natalie Portman bëri tituj kryesorë për thirrjen e kandidateve femra për regji në ‘Golden Globes’.

Derisa ishte në skenë për të paraqitur çmimin për ‘regjisorin më të mirë’, ajo theksoi: “Këtu të gjithë të nominuarit janë meshkuj”.


Epo, për herë të parë pas një kohe të gjatë, ‘Golden Globes’ bëri një veprim të mirë në këtë drejtim duke respektuar edhe regjisoret femra.

Golden Globes 2021 (Foto: Cine Premiere)

Hollywood Foreign Press Association njoftoi se këtë herë janë nominuar tri regjisore femra: Chloe Zhao për “Nomadland”, Emerald Fennell për “Promising Young Woman” dhe Regina King për “One Night in Miami”.

Ato do të garojnë kundër David Fincher për “Mank” dhe Aaron Sorkin për “The Trial of the Chicago 7”.

Është hera e parë në histori që më shumë se një femër është nominuar në kategorinë e ‘regjisorit më të mirë’ në Golden Globes.

Regjisoret e nominuara në ‘Golden Globes 2021’ (Foto: Yahoo Finance)

Para këtij viti, vetëm pesë regjisore femra ishin nominuar në më shumë se shtatë dekada – Barbra Streisand (në 1984 për “Yentl” dhe në 1991 për “The Prince of Tides”), Jane Campion (në 1994 për “The Piano”), Sofia Coppola (në 2004 për “Lost in Translation”), Kathryn Bigelow (në 2010 për “The Hurt Locker” dhë në 2013 për “Zero Dark Thirty”), dhe Ava DuVernay (në 2015 për “Selma”).

Streisand është e vetmja femër që ka fituar ndonjëherë një ‘Golden Globe’ për regjisoren më të mirë. Por, kjo mund të ndryshojë më 28 shkurt në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina
Rikthehet dyshja ikonike - Teuta Krasniqi dhe Naser Rafuna bashkë në serialin

Rikthehet dyshja ikonike - Teuta Krasniqi dhe Naser Rafuna bashkë në serialin "Çka ka Shpija" - publikohet episodi ku shfaqet aktorja e njohur

Magazina
Kalo në kategori